Mungesa e fuqisë punëtore pritet të prekë rëndë Gjermaninë, ja tre sektorët që “goditen” më shumë!
Autori: Gazeta inFokus
10:55 | 16 Gusht 2024
Dihet se mungesa e fuqisë punëtore do ta prekë rëndë Gjermaninë vitet e ardhshme. Sipas një studimi të ri kjo mungesë do të ndjehet në sektorin e tregtisë, të kopshte të fëmijëve dhe tek puna sociale.
Sipas një studimi të fundit të Institutit të Ekonomisë Gjermane në Këln, IW, mungesa e fuqisë punëtore që në vitin 2027 do të jetë shumë e ndjeshme në sidomos në sektorin e shitjeve në të gjithë Gjermaninë. 3
7.000 vende pune do të mbeten të pazëna, sepse nuk do të ketë mjaftueshëm fuqi punëtore të kualifikuar, thuhet. “Kush dëshiron në të ardhmen që në blerje të këshillohet nga një shitëse e specializuar duhet të presë më gjatë”, theksohet në studim.
Po kaq i madh është boshllëku i fuqisë punëtore edhe tek kujdesi i fëmijëve- Megjithëse numri i edukatoreve dhe edukatorëve të kopshtit nga viti 2022-deri në vitin 2027 do të rritet me 26% në 800.000 të punësuar, nevoja reale nuk plotësohet dot pasi kërkesat do të rriten më shumë.
Pasoja: Në vitin 2027 do të ketë 27.600 vende të pazëna. Tek nevojat për punonjës socialë e pedagogjikë boshllëku për fuqi punëtore në vitet e ardhshme do të mbushet disi, por sërish me 22.200 vende të pazëna, mungesa e punonjësve sociale do të jetë e treta në renditjen e nevojave për fuqi punëtore deri në vitin 2027.
Pas tyre renditen menjëherë infermierët e punonjësit shëndetësorë me 20.300 forca të munguara dhe informaticienët me 19.000 vende të pazëna.
Falë imigrimit në rritje kjo mungesë mund të zbutet disi, pasi nëse ky trend vazhdon atëherë mund të vijnë si fuqi punëtore rreth 285.000 vetë në vit në Gjermani.
“Që sot kompanitë e dinë se sa të rëndësishëm janë punoënjësit nga jashtë”, thotë eksperti i IW dhe autori i studimit, Alesander Burstedde- “Studimi ynë tregon, se një integrim i mirë në treg mbart shanse të mëdha”, citon DPA ekspertin e ekonomisë.Studimi tregon, se ka shumë rëndësi forcimi i imigracionit të kualifikuar dhe njohja më e shpejtë e certifikatave të kualifikimit nga jashtë. Për studimin u përgatit një model, që ka marrë për bazë në mënyrë empirike trendet e viteve 2016 deri në vitin 2022 dhe i ka zhvilluar ato më tej./DW

T� tjera
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...

































