Lajme

Shumë qytetarë mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit Faton Hajrizit – Me flamuj e mbishkrime glorifikuese

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 11 August 2024

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë, ndërsa trupi iu dorëzua familjarëve pas mëse tri javësh.

Trupi i Hajrizit është sjellë në vendlindjen e tij, në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt, rreth mesditës.

Sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online, shumë qytetarë tashmë kanë nisur të mblidhen për ceremoninë e varrimit që mbahet në orën 14:00.

-Advertisement-

Përgjatë rrugës nga Skenderaj deri në Klinë të Ultë bien në sy shumë flamuj kombëtarë. Disa të rinj po mbanin mbishkrimet “Liria ka emër” në bluzat e tyre.

Në rrjete sociale, këto ditë, ka pasur shumë persona që e konsiderojnë “akt heroik” vrasjen e një polici serbe nga Hajrizi, derisa vetë kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që Hajrizi të mos glorifikohet, pasi ai është vetëm një i arratisur nga burgu.

Hajrizi dyshohet të jetë vrarë nga policia serbe më 19 korrik, rreth 2 javë pasi u arratis nga burgu në Kosovë, ku po vuante dënimin.

Ai dyshohet se e vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi, në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.

Kufoma e tij është mbajtur për rreth tri javë nga autoritetet në Serbi, para se t’i dorëzohet familjes për ceremoninë e varrimit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera