Lajme

MAShT shpall tender 3.5 milionë euro për ndërtimin e një shkolle fillore në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 24 July 2024

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka shpallur tender në vlerë prej 3.5 milionë euro për ndërtimin e një shkolle fillore në Prishtinë.

Në njoftimin për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, figuron se kohëzgjatja e kësaj kontrate është 36 muaj apo tri vite.

Tek pjesa e kritereve, theksohet se operatori ekonomik duhet të ketë qarkullim në tri vitet e fundit, së paku 7 milionë euro.

-Advertisement-

“Kapital financiar të mjaftueshëm për realizimin e kontratës në vlerë financiare se paku 300,000.00 Euro (ne rast të konsorciumit lideri i grupit duhet te kete min. 50% te mbeshtetjes bankare)”, thuhet në njoftim.

Kriter tjetër është që operatori ekonomik të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të natyrës së ngjashme tri vitet e shkuara për periudhën deri në publikimin e njoftimit për kontratë

“ Kontratat e paraqitura (natyrës se ngjashme) duhet të paraqesin vlerën e se paku 5,250,000.00 Euro. Lideri i grupit duhet te kete min. 50%”, theksohet në njoftim.

Afati i fundit për dorëzim të ofertave për këtë tender është 16 gushti, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera