Shuarja e NKEC-it, Avdullah Hoti i reagon Albin Kurtit: Ju keni përgjegjësi për mijëra euro të shpenzuara kot
Autori: Gazeta inFokus
12:42 | 21 Maj 2024
Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar pasi në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri aktual, Albin Kurti mori vendimin për shuarjen e ndërmarrjes së re Energjetike apo e njohur ndryshe edhe si NKEC, ndërmarrje kjo e cila buxhetit të Kosovës i kushtoi mijëra euro derisa qëllimi për të cilën ishte krijuar më nuk ekzistonte.
Hoti ka thënë se qeveria Kurti ka përgjegjësi për mijëra euro të shpenzuara kot në këtë ndërmarrje e cila është dashtë të shuhet në kohën kur është ndërprerë projekti për termocentralin “Kosova C”.
Deputeti i LDK-së ka thënë se qeveria këtë vendim e mori vetëm pas përballjes së tij në Kuvend me pushtetin për ndërrimin e bordit dhe vazhdimin e ekzistencës së kësaj ndërmarrjeje, shkruan Gazeta Infokus.
“Shkaqet për ekzistencën e kësaj ndërmarrjeje publike kanë pushuar që nga koha kur është ndërprerë projekti i termocentralit “Kosova C”. Ju keni përgjegjësi për mijëra euro të shpenzuara kot. Auditori ju ka rekomanduar para shumë kohe ta shuani. Ju ra ndërmend pas ballafaqimit që kishim në Kuvend. Fatkeqësisht, ky është vetëm njëri nga shumë rastet e abuzimit me paranë publike”, shkruan Hoti.
Gazeta Infokus kishte raportuar ekskluzivisht qysh në muajin shkurt se tashmë kishin nisur procedurat për shuarjen e kësaj ndërmarrjeje derisa kishte publikuar edhe arsyetimin e qeverisë se pse NKEC vazhdoi të operonte pa pasur asnjë punë duke marrë mijëra euro nnga buxheti vetëm për paga.
Ky ishte arsyetimi i qeverisë: Ekskluzive: Shuhet ndërmarrja NKEC që shpenzoi deri në 700 mijë euro, pa kryer asnjë punë

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...


































