Lajme

Gërvalla tregon a ka shanse që Kosova të hyjë në rend dite për Këshill të Evropës

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 14 Maj 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe për mbledhjen e Komitetit të Ministrave.

E pyetur nëse do të vendoset në rend dite pika për anëtarësimin e Kosovës, Gërvalla ka thënë se shanset janë 50/50.

“Nuk mund t’iu them as a vendoset a .. është 50/50. Sa janë të mëdha shanset që të vendoset, aq janë të mëdhaja shanset edhe që të mos vendoset”, ka thënë Gërvalla në Syri Tv.

-Advertisement-

Ndryshe, tash për tash, Kosova nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili do të mblidhet më 16 dhe 17 maj në Strasburg.

Paraprakisht, më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi pro anëtarësimit të Kosovës

Por, ndërkohë, shtete si Franca dhe Gjermania kërkuan kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy