Lajme

Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 26 Prill 2024

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturave sot në mëngjes në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj.

“Rreth orës 08:15, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në ‘Veternik’ të komunës së Prishtinës”, ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy