Dhu*ë psiqike, sha rje e fyerje ndaj gruas së tij, kjo është përmbajtja e aktakuzës së vitit 2021 kundër Edmond Lajçit që këtë martë kreu vra sjen makabër
Autori: Gazeta inFokus
18:08 | 16 Prill 2024
Edmond Lajçi, i cili mëngjesin e së martës e vrau me një plumb pas koke bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella, ishte emër i njohur për organet e drejtësisë edhe më parë.
Madje, në një rast ai ishte dënuar me aktgjykim të formës së prerë për dhunë psiqike ndaj tashmë të ndjerës.
Në aktakuzën e siguruar nga Gazeta Infokus, tregohet për sharjet e fyerjet e rënda të cilat Lajçi i kishte përdorur në vazhdimësi kundër Gjyljeta Ukellës.
“Në ditën kritike pas një zënke verbale që kishin mes vete (për shkak se i pandehuri ka 3-4 vite që vazhdimisht e ofendon me fjalë të dëmtuarën), duke i thënë se “ti je kurvë, vëllai yt po don me të nda dhe me të martu me miqasin e tij, gjysma e Pejës janë frajerat e tu, e shumë fjalë të tjera”, e njëjta e lajmëron rastin në polici”, theksohet në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Për gjithë këto veprime, Lajqi ishte dënuar me vetëm 400 euro gjobë nga Gjykata Themelore e Pejës. Gjykatës duket se nuk iu duk argument i mjaftueshëm deklarata e viktimës, se fyerje të tilla ka pranuar për disa vite rresht nga bashkëshorti i saj.
E rreth dy vite e gjysmë pas këtij rasti, këtë të martën Lajqi kreu vrasjen makabre të gruas së tij.
Ai u vetdorëzua në polici, përderisa siç mësohet në momentin kritik brenda në banesë kishin qenë edhe fëmijët e çiftit. /Gazeta Infokus

T� tjera
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
































