Lajme

Hasani: Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit në Izrael

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 14 April 2024

Ministri për Evropën dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani tha se Shqipëria dënon ashpër sulmin iranian ndaj Izraelit.

Kështu u shpreh ministri, përmes një postimi në X, njofton Klankosova.tv.

Ai shprehet se ky përshkallëzim është kërcënim për sigurinë e Izraelit dhe gjithë rajonit.

-Advertisement-

Po ashtu, Hasani u bën thirrje shqiptarëve që jetojnë në Izrael të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Ajo rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme”, shkroi Hasani në X.

“Shqiptarët në rajon këshillohen të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera