Krerët e shtetit përkujtojnë Betejën e Koshares: Dëshmorët i bashkoi kauza e lirisë kundër gjeno*idit
Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 09 April 2024
Në përvjetorin e 25-të të Betejës së Koshares u kujtuan të rënët e saj. Liderë institucionesh deklaruan se Beteja e Koshares i bashkoi shqiptarët nga anë të ndryshme të botës.
Sipas tyre, historia e kësaj beteje duhet të njihet brez pas brezi.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se beteja e Koshares është ndër betejat më të rëndësishme.
Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se në këtë betejë krahas luftëtarëve shqiptarë, kanë rënë edhe shumë ushtarë të shteteve të huaja. Sipas saj, kauza e lirisë dhe drejtësisë i bashkoi kundër gjenocidit serb.
“Sot jemi këtu për të nderuar 25-vjetorin e Betejës së Koshares dhe 114 heronjtë e UÇK-së të cilët në këtë betejë dhe bënë sakrificën me sublime duke u flijuar për lirinë tonë të çmuar. Beteja e Koshares është monumentale në historinë tonë të re. Në këtë ditë të 9 prillit përulemi para heronjve si Agim Ramadani, Sali Cekaj e shumë të tjerë të cilët të bashkuar në betejën e Koshares nga anë të ndryshme të hapësirës shqiptare por edhe të globit u bënë flijim për lirinë tonë. Në këtë betejë ranë edhe ushtarë në shtet e tjera të botës. Ata i bashkoi kauza e lirisë dhe drejtësisë kundër tiranisë, gjenocidit dhe shtypjes. Ata nuk luftuan për lavdinë e tyre personale por e fituan lavdin e përjetshme sepse mbrojtën dinjitetin tonë njerëzor dhe përmbushen amanetin e brezave për Kosovën e lirë”, u shpreh Osmani“Në këtë vend të shenjt prehen të qetë heronjtë tanë të cilët me luftën e tyre deri në vetë mohim ranë për ti dhënë kuptimin e plotë lirisë që e gëzojmë sot. Para 25 vitesh populli i Kosovës kërcënohej nga shfarosja prej regjimit gjenocidal të Millosheviqit, ishin këtë heronjtë të Koshares të cilën e ndezën shkëndijën e shpresës dhe shemben kufirin që ndante shqiptarët nderë vite. Pas luftimeve të ashpëra dyditore në krye të betejës ra Agim Ramadani. Kësaj rezistence të armatosur i parapriu rezistenca paqësore nën udhëheqjen e presidentit historik Ibrahim Rugova”, deklaroi Osmani.
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se sot janë mbledhur për të përkujtuar betejën e Koshares. Sipas Kurtit, historia e kësaj beteje duhet të njihet brez pas brezi.
“Duke i ndjekur datat e kalendarit historik të UÇK-së, sikur çdo vit tjetër gjatë këtyre 25 viteve të fundit, 9 prilli na solli këtu në Koshare të Gjakovës edhe sot. Një kronik e plotë kronologjike ditë pas dite dhe ngjarje pas ngjarje, si një histori totale e Betejës së Koshares mbase do të ishte një nderë veprat me ideale për luftën e UÇK-së. Por për ballë një sfide historie si kjo, që shkon e reduktohet në kohën e një fjalimi si ky, më lejoni që mesë nderimesh të shquaj këtu disa fragmente dhe episode nga beteja e Koshares”, u shpreh Kurti./eo/
Të tjera
-
Kurti: Shtetet e Bashkuara, aleatja historike e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë a...
-
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte ...
-
Ambasadori italian: Letra e Gërvallës, e pavlefshme
Italia konsideron se nuk është i vlefshëm zotimi për krijimin e draft statuti...
-
Kroacia nesër e nis kontigjentin e 41-të në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia...
-
Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e ...
-
Nënsekretarja amerikane: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO
Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike...
-
Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e rezolutës së Srebrenicës, Vuçiq: Mali i Zi e shkeli Serbinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se të enjten në seancën e ...
-
Cameroni pritet ta vizitojë Shqipërinë
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizit...
-
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare instalohet në Detin e Kinës Jugore
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare e Kinës, "Huizhou ...
-
Nënsekretarja e ShBA-së: Kosova të ec para me Asociacionin
Nënsekretarja e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka deklarua...
-
Osmani: Fushatat dezinformuese janë kër*ënim për sigurinë kombëtare të Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se fushtat dezinformuese paraqes...
-
Osmani flet për marrëveshjen e nënshkruar me SHBA’të: Janë aleati ynë kryesor
Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen e në...