Lista Serbe kundër votimit të 21 prillit për kryetarët shqiptarë të veriut: Jolegjitim, do ta përfundojnë mandatin pavarësisht rezultatit
Autori: Gazeta inFokus
14:47 | 07 Prill 2024
Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek tha sot se kjo parti është kundër votimit e 21 prillit për largimin e kryetarëve shqiptarë të veriut.
Ai tha se votimi është “jolegjitim”, pasi sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “bëri gjithçka që ai referendum të mos ketë sukses”.
Elek tha se Udhëzimi Administrativ, i cili u miratua më 5 shtator të vitit të kaluar, “është i vështirë për t’u zbatuar për shkak të pengesave të kryetarëve të kuvendeve komunale”.
Sipas tij, të dhënat tregojnë se në veri janë 46.248 votues dhe sipas udhëzimeve të KQZ-së duhet të dalin 50 për qind e votuesve plus një votë.
“Në disa raste, gjatë takimeve me përfaqësues të vendeve të QUINT-it dhe ambasadorë, kemi paralajmëruar se këto të dhëna nuk janë të sakta dhe se nuk e ruajnë gjendjen e vërtetë në terren, sepse në muajt e fundit, më shumë se 15 për qind e njerëzve. nga veriu i Kosovës janë shpërngulur. Fatkeqësisht, nuk kemi gjetur mirëkuptim”, tha Elek, i icli përmendi format tjera të largimit të kryetarëve shqiptarë.
Ai u shpreh i sigurt se “kryetarët shqiptarë do të qëndrojnë deri në përfundim të mandatit të tyre”, duke treguar se për ankesat e tyre i kanë njoftuar edhe ndërkombëtarët.
Elek po ashtu ka theksuar se nuk ka parë asnjëherë votim me kamera.
“Nuk kam parë që të mbahet ndonjë referendum në prani të kamerave. Propozimi është që referendumi të bëhet në shkollat që janë pjesë e sistemit arsimor serb. Shqiptarët duan që të vendosen kamera në çdo klasë dhe korridor, ndaj morën hua një numër të caktuar kamerash nga KQZ-ja në Shqipëri. Me të drejtë populli shtron pyetjen se si do të jenë kamerat në qendrat e votimit, nëse kemi komisione zgjedhore dhe kaq shumë kontroll dhe tani duhen më shumë kamera”, tha kryetari i Listës Serbe.
Edhe nëse votimi rezulton me shumicën e votave pro largimit të kryetarëve, ai u shpreh sërish i sigurt se ata do të qëndrojnë deri në fund të mandatit të tyre.
Ai theksoi gjithashtu se janë parashikuar procedura të pamundura për votim për largimin e kryetarëve më 21 prill.
“Nuk kam parë që të mbahet ndonjë referendum në prani të kamerave”. Propozimi është që referendumi të bëhet në shkollat që janë pjesë e sistemit arsimor serb. Shqiptarët duan që të vendosen kamera në çdo klasë dhe korridor, ndaj morën hua një numër të caktuar kamerash nga KQZ-ja në Shqipëri. Me të drejtë populli shtron pyetjen se si do të jenë kamerat në qendrat e votimit, nëse kemi komisione zgjedhore dhe kaq shumë kontroll dhe tani duhen më shumë kamera”, tha Eleku.
Ai përkujtoi se kryetarët e komunave janë zgjedhur më 23 prill të vitit të kaluar, në zgjedhjet ku kanë votuar gjithsej 1567 votues, prej tyre 13 serbë. Kjo është vetëm 3.47 për qind e votuesve të regjistruar.
Në ato zgjedhje morën pjesë 0,029 për qind e serbëve, megjithëse në veri përbëjnë më shumë se 97 për qind të popullsisë, nënvizoi Eleku.

T� tjera
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...






























