Murati: Propaganda e Lumirit, si profilet false që pëlqyen postimin e tij
Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 05 April 2024
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se LDK-ja po “dredhë numra e grafikona” me tentimin për të bindur ndokë për “rrenat e tyre”.
I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot deklaroi se çdo postim a deklarim i qeverisë është i mbushur me propagandë.
“Në fakt, kjo çfarë po bën LDK-ja është vetë definicioni i propagandës – që një rrenë duhet të përsëritet mjaftueshëm derisa të fillojë të bëhet e besueshme. Për investimet kapitale, të vërtetën e thotë raporti zyrtar financiar, i cili edhe auditohet – investimet kapitale buxhetore për vitin 2023 janë 561 milionë euro” ka shkruar Murati në facebook.
Udhëheqësi i dikasterit të Financave ka thënë se Abdixhiku ka folur “për mbi 200 milionë euro kontrata të qeverisë, duke mos treguar qëllimshëm se bëhet fjalë për 3 vite, dhe duke mos përmendur se ministritë e komunat përbëjnë më pak se gjysmën”.
E për fund, Murati thotë se deklarimet e Abdixhikut janë po aq false sa profilet që kanë pëlqyer postimin e tij.
Ky është reagimi i plotë i Muratit:
Janë çu i madh e i vogël në LDK tash e disa ditë duke dredhë numra e grafikona, vetëm e vetëm që t’a bindin ndokë se rrenat e tyre janë të vërteta.
Në fakt, kjo çfarë po bën LDK-ja është vetë definicioni i propagandës – që një rrenë duhet të përsëritet mjaftueshëm derisa të fillojë të bëhet e besueshme.
Për investimet kapitale, të vërtetën e thotë raporti zyrtar financiar, i cili edhe auditohet
– investimet kapitale buxhetore për vitin 2023 janë 561 milionë euro.
Lumiri në anën tjetër po mundohet të na bindë që kjo nuk qenka e vërtetë sepse sipas tij ne i paskemi llogaritë edhe investimet e realizuara nga komunat, e që sipas tij “shumica udhëhiqen nga LDK-ja”.
E para, investimet kapitale buxhetore çdoherë llogariten duke përfshirë të gjitha nivelet. Për analiza më të detajuara, mund edhe të bëhet zbërthim në mes të nivelit qendror a lokal, e madje edhe njësi për njësi. Ju mund të bëni çfarëdo zbërthimesh që doni, përderisa e shpalosni saktë se çfarë shifra po prezantoni. Por kushdo që thotë se investimet kapitale buxhetore për vitin 2023 nuk janë 561 milionë euro, po e thotë të pavërtetën.
E dyta, nëse investimet kapitale të komunave në vitin 2023 qenkan 210 milionë euro, kurse në vitin 2017, që LDK-ja e merr si referencë, kanë qenë 110 milionë euro, atëherë demantu për demantu, kjo e demnaton vetëm propagandën e opozitës që komunat nuk po përkrahen me buxhet nga Qeveria Kurti. Pra me fjalë të veta, LDK po e pranon që në Qeverinë Kurti komunat kanë pasur dyfish më shumë buxhet sesa kur ka qeverisur LDK-ja.
Dhe e treta, Lumiri na bën pak me humor për investimet kapitale në komunat e LDK-së. Në Komunën e Prishtinës, ku deri së fundmi i kishim bashkë LDK e PDK, dhe ku e kishin shansin ideal të tregonin shembullin se sa të aftë janë për qeverisje, për vitin 2023 realizimi i buxhetit për investime kapitale ka qenë 42%. Vetëm Fushë Kosova është më keq. Këtu me sa shihet nuk u ka ndihmuar fare as konsulenca e shtrenjtë deri në abuzim, në vlerë 12 milionë euro. (A na tregon Lumir cili është rezultati i kësaj konsulence tash e një vit, me kosto 4 milione euro/vit?)
Për tenderët, të vërtetën e thotë ligji për prokurim publik, më saktësisht nenet 34 dhe 35 për Kontratat me Negocim Direkt. Pra secili prokurim me negocim direkt e ka bazën në ligj.
Por Lumiri, flet për “tenderë sekret” a “tenderë njëburimorë” vetëm e vetëm që të krijohet përshtypja tek qytetari që nuk e njeh ligjin e prokurimit, se paska diçka në këtë far pune. Mirëpo Lumiri ka mjaftueshëm njohuri sa ta dijë që këto shprehje “sekret” e “njëburimorë” as nuk ekzistojnë fare në ligj, dhe as nuk përshkruajnë saktë kontratat e negociuara, sepse mund të ketë negocim edhe me më shumë se një operator. Dhe megjithatë Lumiri i përdorë këto shprehje. Pra çfarë tjetër mund t’i thuhet kësaj, kur dikush qëllimshëm mundohet të deformojë të vërtetën, përveçse propagandë Lumir?!
Lumiri flet edhe për mbi 200 milionë euro kontrata të qeverisë, duke mos treguar qëllimshëm se bëhet fjalë për 3 vite, dhe duke mos përmendur se ministritë e komunat përbëjnë më pak se gjysmën. Por nëse flitet e vërteta atëherë nuk i zgjon kurreshtjen askujt. Fundja, rrena duhet të jetë aq shokuese saqë qytetari të mendojë se për një gjë kaq të madhe nuk do të bëhej hajgare. Pra kur përmenden “200 milionë euro tenderë sekret”, diçka duhet të ketë aty, mund të mendojë ndokush.
E kam shikuar në ministrinë që drejtoj, dhe prokurimi më i madh përmes kontratës së negociuar ishte për sigurimin dyvjeçar të mirëmbajtjes së sistemit të menaxhimit të financave publike (sistemi kryesor financiar i shtetit). Kontrata e tillë mund t’i ipet vetëm operatorit që ka dizajnuar sistemin, sepse nuk mund të shpallet tender për mirëmbajtje të një sistemi që vetëm një operator mund t’a ofrojë. Kjo është bërë kështu edhe kur kanë qenë ministra e qeveri tjera, sepse s’mund të bëhet ndryshe. Por Lumiri tash kësaj i thotë “tender sekret”, sepse ashtu e don propaganda.
Dhe për fund, për t’i vënë kapak propagandës, mjafton të shikoni pëlqimet në statusin e Lumirit. Shumica dërmuese e personave që kanë pëlqyer postimin e tij janë profile false.
Nuk bën kështu, Lumir. Kjo do të të falej nëse garon për kryetar klase, por kjo nuk është e denjë për dikë që pretendon të garojë për kryeministër.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...
-
Haradinaj: Fatmir, po i vie era fitore – anëtarësimi në NATO në vitin e parë të qeverisjes
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se koalici...
-
Hekuran, ku është shpifja këtu? Deputetja Bajrami publikon shifra për kontratat e negociuara
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është kun...
-
Vrạsja e nxënësit në Tiranë, Rama: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles për pushtet
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën në Britaninë e Madhe komento...
-
Me “Vrapin e Ndryshimit”, shënohet 25-vjetori i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vazhduar aktivitetet sportive në kuadër të s...
-
Deputeti gjerman: Pas zgjedhjeve në Kosovë, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura duhet të përmbushen
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker ka deklaruar se rifillimi i dia...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Java që po hyjmë pritet që të jetë me mot me diell e vranërisa. Nuk përjashto...
-
Raportimet se po hetohen 1700 kontrata, Muratit i pengon termi “një burimore”, bën akuza ndaj opozitës dhe Prokurorisë Speciale
Pas raportimeve se po hetohen 1 mijë e 700 kontrata me procedurë të negociuar...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
Ka vdekur sot ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi. Vdekjen e tij e kanë k...
-
Ky është i dyshuari i katërt për të shtënat në Vranjevc, dy të plạgosurit po ruhen në QKUK
Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra...
-
Vetëvendosje: Komuna e Prishtina po e falimenton “Pastrimin”, të ndalohet tenderi 16.5 milionësh
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart ...
-
Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një i...