Lajme

Mungojnë ministrat dhe deputetët, AAK lëshon sallën e Kuvendit në shenje revolte

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 05 Prill 2024

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën plenare, por që në seancë kanë munguar shumica e ministrave dhe deputetëve.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri thotë se vetëm një ministër po merr pjesë në seancë.

“Veç një ministër e kemi, ky është injorim ndaj Kuvendit të Kosovës, dhe ne nuk duhet të qëndrojmë këtu. Ndërprenë këtë seancë, që le të vërtetohet se nuk marrin pjesë kabineti qeveritar… Ne si AAK menjëherë dalim nga seanca, le të dihet që Qeveria nuk i jep llogari Kuvendit”, tha ai.
Tutje, ai tha se seanca ishte thirrur për të diskutuar për disa ligje.

-Advertisement-

“Nuk rrimi asnjë minutë minutë”, deklaroi ai.

Në seancë janë parë numër i vogël i deputetëve, ku numri i tyre të pranishëm është rreth 13.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy