PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 28 March 2024
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgjedhjet e ardhshme nacionale. Në kuadër të këtij mobilizimi, PDK-ja ka ristrukturuar organet drejtuese.
Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën ka zgjedhur Kryesinë e re.
Shumë ndryshime janë vërejtur në përbërjen e Kryesisë së re të PDK-së.
Në kuadër të vendimit të fundit të Këshillit Drejtues për fillimin e organizimit për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Kosovës, PDK ka vazhduar mobilizimin e tërë potencialit të saj në të gjitha nivelet e organizimit partiak.
Kandidati për kryeminsitër të Kosovës nga kjo parti Bedri Hamza është zgjedhur nënkryetar i PDK-së, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Edhe dy kolegët e tij, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj dhe ai i Ferizajt, Agim Aliu janë zgjedhur nënkryetarë partie.
Ish-drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati po ashtu është zgjedhur nënkryetare.
Edhe kryetari i degës së Prishtinës, Uran Ismaili do të jetë nënkryetar i PDK-së.
Po ashtu një pozitë nënkryetari e ka marrë edhe Mimoza Ahmetaj.
Bajrush Xhemaili ështl zgjedhur Sekretar për Politika Programore duke ia lëshuar pozitën e sekretarit të Përgjithshëm, Vlora Çitakut, që deri më sot ka qenë nënkryetare e PDK-së/
Kurse shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ableard Tahiri është zgjedhur Sekretar për Organizim dhe Zgjedhje.
Bernard Nikaj, nga anëtarë kryesi është zgjedhur Sekretar për Marrëdhenie Ndërkombëtare.
Betim Gjoshi, është zgjedhur Sekretar për Anëtarësi dhe Financa.
Enver Hoxhaj është lnë vetëm anëtarë kryesie.
Edhe përforcimi më i ri i PDK-së, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama pak ditë pasi u prezantua si anëtar i PDK-së, u bë pjesë e kryesisë së re.
Në kryesi kësak radhe do të jetë edhe Jakup Nura dhe Sokol Bashota
PDK ka gjetur një vend në kryesi edhe për ish-deputeten Evgjeni Thaçi – Dragusha, mbesa e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Po ashtu pjesë e kryesisë do të jetë edhe Nexhat Demaku dhe Besa Kabashi – Ramaj.
Zenun Pajaziti e Valdete Idrizi janë prej të paktëve që kanë qenë pjesë e kryesisë dhe që do të jenë edhe në kryesinë e re.
Në kryesinë e kaluar nuk kanë qenë asnjëri nga deputetët që sot janë zgjedhur anëtarë si: Elmi Reçica, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Eliza Hoxha, Ganimete Musliu. Blerta Deliu/Kodra. Ariana Musliu/Shoshi. Floretë Zejnullahu.
Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Blerand Stavileci, Muhamet Haliti, Luljeta Guta-Veselaj, Safete Hadërgjonaj, Kujtim Gashi do të jenë sërish pjesë e kryesisë/
Pjesë e kryesisë do të jetë edhe këngëtari Genc Prelvukaj.
Të rinj në këtë përbërje do të jenë edhe Kurtan Kajtazi, Bekim Azizi, Përparim Gruda, Arben Mustafa, Aurora Osmani – Buca dhe Arbnora Salihu, Kryetare e RDK e re
Adri Nurellari do ta drejtojë Institutit për Studime dhe Analiza kurse Naim Ismajli do të jetë Drejtor Ekzekutiv i PDK-së.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se kjo rritje e dinamikës së punës dhe vendimeve të rëndësishme partiake, është pjesë e krijimit të ofertës më të mirë për qytetarët, për të rikthyer besimin e tyre dhe për t’i dhënë vendit, pas zgjedhjeve, një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë.
“Bedri Hamza është Kryeministri që sot i duhet Kosovës. Sot është koha për të mbledhur në një vend të gjitha potencialet e vendit tonë, për t’i dhënë Kosovës një qeveri të re, kompetente, vizionare dhe që mendon për secilin qytetar. Një qeveri që udhëheqë me modesti e pa arrogancë, me frymë ekipore e gjithëpërfshirëse. Dhe në këtë drejtim, do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin Kosovës një drejtim të ri” ka thënë Kryetari Krasniqi.
Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, para anëtarëve të Këshillit Drejtues tha se beson në forcën dhe fitoren e PDK-së.
“Ky është nderi më i madh në jetën time, rrjedhimisht, përgjegjësia më e madhe në jetën time. Falënderoj Kryetarin Krasniqi për besimin dhe të gjitha strukturat e partisë për mbështetjen. Sot, para jush dhe para qytetarëve të Kosovës, ju them se jam tërësisht i gatshëm që të zotohem se, me të gjitha kapacitetet e mija profesionale dhe personale, do të jap maksimumin për suksesin e PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme. Unë besoj në forcën e PDK-së. Unë besoj në fitoren e PDK-së”, ka thënë Hamza.
Gjatë kësaj mbledhje, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës i dha mbështetjen e parezervë Kryetarit, Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe të gjitha strukturave tjera partiake, për të ofruar alternativën më të mirë qeverisëse e cila nxjerr vendin nga pozicioni i pafavorshëm në të cilin ndodhet.
Të tjera
-
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema
Kryeministri Albin Kurti do të presë të hënën në takim kryetarin e Partisë De...
-
Sveçla dhe Hoxha vizitojnë policin që u plagos gjatë intervenimit në një vjedhje në Kishën e Zllakuqanit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Koso...
-
Rama reagon pas takimit me shqiptarët në Athinë: Faleminderit nga zemra, hapim një kapitull të ri vëllazërimi me Greqinë
Kryeministri Edi Rama përmbylli ndalesën e parë të rrugëtimit në komunitetet ...
-
Falsifikimi i euros, Banka e Shqipërisë apelon tek qytetarët për kujdes
Monedha kombëtare në qarkullim, në fund të vitit 2023, arriti në 408 miliardë...
-
Sveçla shfaqet duke lundruar në Ujman
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla këtë të diel ka lundruar në Liq...
-
Kurti flet për projekte infrastrukturore: Do kontribuojnë në lidhjen e shqiptarëve
Kryeministri Albin Kurti, ka folur dje në Prizren për projekte infrastrukturo...
-
Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj Atdheut përmes shumë luftëtarëve të zotë, sa që edhe historia do të rrëfejë për ta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
Qyteti me më së shumti milionerë
Nju Jorku është shtëpia e afro 350.000 milionerëve, më shumë se çdo qytet tje...
-
Shqipëria ka nevojë për 50 mijë punonjës gjatë sezonës turistike
Turizmi është sektori që ka nevojë për më shumë punonjës në Shqipëri. Sipas k...
-
Kurti bëri homazhe te varri i heroit, Agron Rrahmani
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe dhe vendo...
-
Takimi në Bruksel nuk do të zhvillohet nesër por gjatë javës së ardhshme
Që nga sot [12 maj], valuta e euros do të jetë e vetmja që lejohet për kryerj...
-
Jahjaga e takon ish-kryeministrin spanjoll, flasin për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit të saj në Madrid,...