Kimete Berisha i reagon hoxhës: Edhe më keq se pijaneci, Shefqet Krasniqi po dehet, pa pirë raki
Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 19 February 2024
“Kam kujtuar se është i mençur”. Kështu e nis publicistja Kimete Berisha një shkrim duke marrë shkas nga një deklaratë e hoxhës Shefqet Krasniqi, i cili tha se Shkurte Fejza nuk është fetare dhe se ajo duhet të mendojë për vdekjen.
“Edhe më keq se pijaneci, Shefqet Krasniqi po dehet, pa pirë raki”, shkruan ajo.
Berisha thotë se “hoxha e ka kërcënuar Shkurte Fejzën ‘me vdekje’”.
“Se kur i thua dikujt ‘nuk e ke vdekjen larg’, është kërcënim, po çka është… Shefqet Krasniqi gjithmonë sillet sikur e ka privatizuar botën tjetër dhe drejtësinë hyjnore, thuajse ahireti është OJQ e tij, e grave që nuk i janë nënshtruar thirrjes së tij për të shkuar pas tij në xhenet..si pronar i ahiretit, ua jep këtë mesazh: – Hajt, se t’kallzoj unë ty sa të zë në atë dynjanë tjetër, e sheh ti…”, shkroi ajo.
Kimete Berisha shkroi se “Imami dhe TV duhet të kërkojnë falje publike, Shkurta është e madhe dhe duhet t’ua fal”.
Postimi i plotë i Kimete Berishës:
Imami që e ka privatizuar ahiretin dhe tregtia me trishtimin!
Kam kujtuar se është i mençur.
Edhe më keq se pijaneci, Shefqet Krasniqi po dehet, pa pirë raki.
Nuk e kisha besuar se bëhet me mendt e një gazetareje sherr-budallaqe.
– Nuk është e moralshme t’i analizosh gratë e huaja, ose edhe mund t’i analizosh gratë e huaja sipas preferencave t’ua, ama tek pasi që publikisht ia zbulon të metat shoqes tënde.
Jetën tënde ta mbash sekret e në anën tjetër të përndjekësh gra të huaja që i urren veç pse të pëlqejnë, s’është mirë…
– Hoxha e ka kërcënuar Shkurte Fejzën ‘me vdekje’.
Se kur i thua dikujt ‘nuk e ke vdekjen larg’, është kërcënim, po çka është…
Shefqet Krasniqi gjithmonë sillet sikur e ka privatizuar botën tjetër dhe drejtësinë hyjnore,
thuajse ahireti është OJQ e tij,
e grave që nuk i janë nënshtruar thirrjes së tij për të shkuar pas tij në xhenet..
si pronar i ahiretit, ua jep këtë mesazh:
– Hajt, se t’kallzoj unë ty sa të zë në atë dynjanë tjetër, e sheh ti…
(Imami ka shije të hollë, i pëlqen gratë e forta, si unë për shembull, ama mua aman mos më ngacmoni se jam tejet romantike)
– Imami dhe TV duhet të kërkojnë falje publike, Shkurta është e madhe dhe duhet t’ua fal.
Video duhet të ‘zhduket’.
– Paramendojeni sikur një imam i njohur të thotë për ju publikisht se nuk e keni vdekjen larg.
Është diçka sugjestive në këtë ‘parashikim’, diçka e frikshme dhe misterioze!
– Si do të ndjeheshit ju?
Si ndjehen ata që janë në prag të vdekjes?
Çfarë duhet të mendojnë prindërit për fëmijët e tyre që vdesin…
Sipas imamit, vdekja është hakmarrje e Zotit, a çka është!
Pse ti flet pa pushim kur e di se fjala e tepërt është mëkat!
Ku është njëfarë Flutura që i mbron gazetarët nga populli!
Pse ajo kurrë nuk e mbron popullin nga gazetarët!
Ia zbuluan njeriut fytyrën që vdiq për punë të vetat në një motel dhe gazetarët ia turpëruan familjen, plus e përfshinë krejt ushtrinë e UÇK-së në punët private të një njeriu –
e Flutura askund…
Tash një gazetare kërkon opinione nga hoxha për këngëtaret, duke e ditur se hoxha është kundër këngës, edhe të
zogjve…e Fluturës s’i dëgjohet zëri.
Për Fluturën njerëz janë veç
gazetarët.
– E viktimat e gazetarëve, çka janë ata ?!
Një aktore, Xhejlane Tërbunja, e drejtonte një emision dhe e quante aktorin Bislim Muçaj: axhi Bislim.
Paramendoje sikur Al Pacino ta quante Marlon Brandon ‘Axhi Marlon’.
Ose, Taylor Swift kur e mori çmimin Grammy nga Celine Dion, ta quante kolegen e saj ‘Tezja Celine’.
– Qe, çfarë primitivësh shqiptarë e quajnë veten aktorë, e ende me shprehje të odave.
Edhe në Institucione, veç 1 vit me qenë më i moshuar se tjetri, sidomos meshkujt e quajnë njëri-tjetrin ‘Bac’.
Konkurencë e madhe se kush ka përjetuar ngjarje më të dhimbshme se tjetri.
Nëse nuk të ka ndodhur diçka e tmerrshme, nuk mund të jesh interesant.
Prandaj, zonja M. tregoi se si e kanë rrëmbyer disa burra në një mal, por në momentin e fundit e kanë shpëtuar ushtria.
– E çka duhet të bëjmë tash ne: të na dhimbset që e kanë rrëmbyer, të gëzohemi që ka shpëtuar apo ta adhurojmë për guximin që ka treguar për ta zbuluar budallallëkun.
– Ama, kur hiperprodhohet tragjedia nëpër media, bëhet qesharake, siç janë bërë sharlatanë e qesharakë të gjithë pa përjashtim!
– Punë e madhe që ke vuajtur ti!
Edhe aktori Enver Petrovci kish hequr keq.
Ish detyruar të bëhej zhigolo për bukë të gojës.
– T’i tregosh popullit më të varfër në Evropë që ke hequr keq për bukë, nuk ke thënë gjë.
Dhe aktori ish hidhëruar nga ata që i ka ndihmuar shumë, sepse nuk ia kanë kthyer të mirën, por e kanë lënë vetëm.
Gjynah, t’ua tregosh këtyre njerëzve ‘të vegjël’, dhimbjen tënde të madhe!
– Bëhu thí, duaje veten, mos lë shibël të bie mbi ty, mos trego gjë, se ‘Asaj që i dhimbsesh nuk e ke’.
Pasi që jemi tek vetmia e thellë…
B. Haxhiu ka konstatuar se Albin Kurti nuk e ka asnjë mik.
– I ka, por i mban sekret.
Si unë.
Nëse Albini nuk e ka asnjë mik, më ka mua, se unë gjithmonë bëhem me vetmitarët.
Qe dy herë Përparim Rama po e ‘shet’ si ekskluzivitet ‘shamjen e tij të preferuar’. Shih me çka merret ky, nuk heq se nuk heq dorë nga bërllogu.
– Tash ne duhet të gëzohemi që kryetari ynë di të shaj, a çka duhet të bëjmë ne tash…
Të mahnitemi që edhe ky si ne qenka i tokës….
Obobo!
Guxim është, jo të zbulosh vuajtjet e t’ua, të qurravesh e dëshpërimisht të kërkosh simpatinë e publikut.
Ta blesh famën duke e shitur në media trishtimin tënd!
Ajo famë është vet trishtimi, prandaj s’bëhesh rehat kurrë.
Se, trishtimin duhet ta luftosh, ta zhdukësh, e jo ta jetësosh e ta riprodhosh në media.
Guxim është të çohesh kundër padrejtësive.
Ai që guxon nuk ndjehet i guximshëm.
– Një ditë, e vëren se rebelimi yt nuk varet prej teje.
Thjesht, në mënyrë të natyrshme rebelohesh, e edhe nëse do të mbushesh mend, të shikosh punën tënde e të mos e rrezikosh veten, nuk mund të ndalesh.
S’di çfarë ndodh ndërkohë, por e di se guximi yt nuk varet nga mençuria jote:
– Ti e di se e rrezikon veten, ti e do jetën tënde, të dhimbset vetja, shumë, shpeshherë qan tinëz, por sikur e ke fat të pashmangshëm të bësh me gisht kah padrejtësia.
Varesh nga liria aq shumë, sa asgjë më nuk varet prej teje…
është e papërshkrueshme!
Hair ishalla, dy herë në shkrim e paskam përmendur shprehjen ‘zhdukje’!
P.S. Ganimete Musliu 🙏
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...