Lajme

Konferenca e jashtëzakonshme e Hovenier, kjo është kërkesa e tij për Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 15 February 2024

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në konferencën për media sot ka përsëritur thirrjen që Kosova ta shtyjë vendimin për dinarin, rregullore kjo e marrë nga Banka Qendrore e Kosovës.

“Mesazhet e mia ishin të qarta. Ne nuk po sfidojmë institucionet e Kosovës, por po i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, që të shtyjë vendimin”, tha mes tjerash ambasadori Hovenier.

Hovenieri mes tjerash e ka bërë të qartë se çështja me dinarin “ka ndikuar në partneritetin e SHBA-së me Kosovën”, duke demantuar eksponentë të Qeverisë të cilët e kanë thënë të kundërtën.

-Advertisement-

Etiketimet e Bislimit konsiderohen kundër frymës së dialogut dhe vlerave evropiane
Hovenieri ka bërë thirrje edhe për përqendrim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Hovenier, në konferencë, ka përmendur edhe thirrjen e para disa ditëve të ndihmës sekretarit të Shtetit, James O’Brien.

“O’Brien ia bëri të qartë qëndrimin tonë edhe kryeministrit Kurti”, tha ai.

Hovenier, edhe më herët është deklaruar se pavarësisht se vendimi për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin vetëm të valutës euro për pagesa në Kosovë është marrë më 27 dhjetor 2023, por u kumtua në janar të këtij viti, Washingtoni nuk ka qenë i informuar paraprakisht për të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera