Lajme

Raportohet se zyrtari i MPB-së është arrestuar në Serbi, u kap me 18 kilogramë marih*anë

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 25 January 2024

Një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës po raportohet se është arrestuar në Serbi dy ditë më parë, pasi që dyshohet se i njëjti është kapur me narkotikë.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për Drilon Berbatin, zyrtarin administrativ të Agjencisë për Regjistrim Civil në kuadër të MPB-së.

Për arrestimin e tij ka lëshuar njoftim zyrtar Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, teksa ka publikuar edhe pamje të marihuanës së fshehura në veturën me të cilën po voziste.

-Advertisement-

Sipas tyre, Berbatit iu janë konfiskuar gjithsej 32 pako me marihuanë apo gati 18 kilogramë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera