Anëtarësimi në KiE, Tahiri: Kosova i ka përmbushur parakushtet – shpresoj të mos ketë të reja
Autori: Gazeta inFokus
18:45 | 23 Janar 2024
Ai ka folur edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Ai ka thënë se Kosova i ka mbushur të gjitha kushtet për anëtarësim dhe shpreson që nuk do të ketë kushte të reja.
“Kjo ishte një vizitë shumë e rëndësishme për shkak se pritet dhe u diskutua që në prill të dalë në votim raporti i raportueses për Kosovën, Dora Bakojaniq, e cila në qoftë se sjell raportin dhe votohet në prill, atëherë në maj do të shkojë në Këshill të Ministrave në mënyrë që ta marrë vendimin final”, ka thënë Tahiri.
“E rëndësishmja është që raporti të vijë në Asamblenë Parlamentarë të KiE-së për shkak se votat mendojmë që janë dhe pastaj një vendim tepër i rëndësishëm që duhet të ndodh është në Këshillin e Ministrave”, ka shtuar ai.
Sipas tij, shumica dërrmuese e anëtarëve nga shtetet që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, deputetëve të vendeve evropiane ishin në mbështetje të aplikimit të Kosovës.
“Kishte një reagim nga deputetët që vijnë nga Parlamenti i Serbisë me argumente të vjetra të shekullit të kaluar. Mirëpo e drejta është në anën tonë”, ka shtuar deputeti i AAK-së.
“Ajo që duhet të thuhet është se parakushtet kryesore Kosova i ka përmbushur, tani shpresoj që nuk do të ketë kushte tjera. Është diskutuar edhe çështja e Asociacionit, edhe çështja e Manastirit të Deçanit, dhe çështja e një ligji të Doganave – të tria këto ishin kërkesa të diskutuara, por jo saktë të elaboruara”, është shprehur Besnik Tahiri.

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...































