Lajme

Lladrovci: Darkat politike mund të maskohen me motive tjera por nuk mund ta ndalin qeverisjen e shkëlqyer

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 08 Janar 2024

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka shkruar një status në rrjetin social facebook, në lidhje me tubimet apo darkat që janë bërë në atë Komunë.

Ai thotë se këto darka organizohen gjithashtu që të marrin vëmendjen e komentimin e qytetarëve dhe nuk janë as të rastit e naive me mesazhet e tyre, shkruan Gazeta Infokus.

“Po të mos ishin politike këto darka, fare nuk do të merrnin as vëmendjen e as komentimin e qytetarëve e as nuk do të lansoheshin mesazhet nga aty. Pra, ajo organizohet për motive politike. “Organizatori” kujdeset të ftojë grupet e caktuara për të dëshmuar “unitet”, “pajtim” e deri edhe “anëtarësim” në parti politike. Për një njohës të politikës, këto darka nuk janë të rastit e as naive me mesazhet e tyre”

-Advertisement-

Ai tutje tha se darkat politike mund të maskohen me motive tjera por nuk mund të ndalin qeverisjen e shkëlqyer.
“Darkat politike mund të maskohen me motive tjera por nuk mund ta ndalin qeverisjen e shkëlqyer, të bazuar në ligj, me transparencë e llogaridhënie”. /Gazeta Infokus/

Postimi i plotë:

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy