Misteri për urdhër-arrestin ndaj Radojiçiqit zbardhet pas gati 3 vjetësh, Isufaj e pranon se dha pëlqimin
Autori: Gazeta inFokus
16:56 | 29 Dhjetor 2023
Gati tri vjet pas revokimit të urdhër-arrestit ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq, sot është qartësuar si ka ndodhur kjo. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, sqaroi sot se pëlqimin për tërheqje të urdhër-arrestit e ka dhënë vetë ai. Arsyet për këtë vendim, tha se s’mund t’i bëjë publike. Urdhër-arresti ishte lëshuar nga prokurori Sylë Hoxha, lidhur me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq. Ndaj Radojiçiqit është lëshuar sërish urdhër-arrest, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.
Tërheqja e urdhër-arrestit ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq, i cili dyshohet si organizator i sulmit terrorist në Banjskë, vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i dyshuar për rastin “Brezovica”, është aktualizuar sërish.
Pas gati tri vjetësh, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, e ka pranuar sot për herë të parë se ai kishte dhënë pëlqim për këtë çështje, derisa arsyet tha se s’mund të ndahen me opinionin.
Këtë deklaratë, Isufaj e dha në konferencën e fundvitit, ku shtoi se urdhërarresti i është rikthyer të njëjtit.
“Sa i përket tërheqjes së urdhër-arrestit për Radojiçiqin, ajo është çështje komplet e brendshme e Prokurorisë dhe të jeni të sigurt se ne nuk mund të ndajmë shumë detaje për opinionin për rastet që ne i trajtojmë. Duhet ta dinë qytetarët e Kosovës se ai nuk ka qenë kurrë në paraburgim. Është tërheq për një kohë urdhërarresti, i cili në ndërkohë iu ka rikthy”, tha kryeprokurori.
Tutje, Isufaj tha se pa miratimin e tij, s’do të mund të tërhiqej urdhër-arresti.
“Pa miratimin tim, s’kish mujt me ndodhë. S’diskutohet kjo. Unë e kam dhënë pëlqimin, por arsyeja pse e kam dhënë, s’mund t’i bëj publike. Këto janë çështje të ndjeshme, çështje të hetimit. Nuk mundet me ditë opinioni secilën situatë, pse ne, çka bëjmë. Unë në fakt nuk preferoj me i komentu rastet që i kemi nën hetim. Megjithatë, po ka urdhër-arrest dhe ai urdhër-arrest është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale, prej prokurorit përkatës”, shtoi ai.
Ai u pyet edhe për deklaratën e ish-prokurorit, Sylë Hoxha, i cili në “Pressing” të T7 kishte thënë se ka pasur njerëz që janë interesuar që Radojçiqit t’i largohet urdhër-arresti.
Hoxha nuk kishte përmendur emra apo funksione, duke thënë se kanë qenë njerëz jashtë sistemit, shkruan Express.
”Unë kam thënë që kam pasur njerëz që janë interesu, a ka mundësi me ia largu urdhër-arrestin, me u kthy ai në Kosovë. Kanë qenë njerëz jashtë sistemit dhe jashtë politikës. Ju kam thënë që këta janë çështje ligjore dhe nuk ka mundësi me u largu”, ka thënë ai.
Për këtë deklaratë, Isufaj tha se është informuar nga mediat. Sipas tij, ish-prokurori Hoxha nuk e ka ndarë asnjëherë me të këtë informacion.
“Pyeteni atë kush i ka thënë. Nëse atij i ka thënë dikush, ai ka qenë prokuror, pse ai s’ka ndërmarrë. Unë këtë informacion e kam pa prej mediave, kurrë këtë informacion s’ma ka thënë mua. Ai ka qenë prokuror, ka pas mandat. Secili që ka shku e ka mujt me i thanë diçka ka mujt me arrestu. Nuk e di pse nuk e ka ba këtë punë, nëse ka qenë ashtu qysh e ka thënë ai”, deklaroi Isufaj.
Kërkesa për revokimin e urdhërarrestit ndaj Radojiçiqit ishte bërë nga Prokuroria Speciale.
“Aprovohet kërkesa e Prokurorisë Speciale e R. Së Kosovës PPS.NR.24/2018 datës 19.02.2021, për tërheqjen e Urdhër arrestit. REVOKOHET Urdhër arresti PPPS. NR. 138/19 i datës 14.08.2020 për të dyshuarit Milan(Rajko) Radoiçiq, me pseudonim “Mica” i lindur me datë 21.02. 1978 në Gjakovë, tani me vendbanim në rrugën “Vlade Çetkoviq” pa nr.Mitrovicë Veriut, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Pjesëmarrja ose Organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par.3 lidhur me par.1 të KPRK’së lidhur me veprën penale Vrasje e Rëndë nga neni 179 par. 3 të KPRK’së”, thuhej në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, që ishte marrë në shkurt të vitit 2021.
“Gjykata më datë 19.02.2021 e ka pranuar kërkesën për tërheqjen e urdhër arrestit nga Prokuroria Speciale të datës 19.02.2021 me arsyetimin se duke u bazuar në të dhënat e raportit të Policisë së Kosovës për përfshirjen e të dyshuarit Milan Radoiçiq në kryerjen e veprave tjera penale dhe fakti se që nga koha e lëshimit të urdhër-arrestit të parë, nuk ka mundur që i dyshuari të sillet para organeve të drejtësisë, respektivisht në Prokurorinë Speciale, për shkaqe teknike dhe taktike të hetimit më të mirë të veprave penale e që dyshohet se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e tyre”, thuhej tutje në Aktvendim.

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
































