Lajme

Faturat e energjisë elektrike, Rukiqi: Efekti Albin, Martin, Nagip, Ridvan and Co

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 26 December 2023

Shumë qytetarë janë ankuar se faturat e energjisë elektrike janë shumë të shtrenjta për këtë muaj.

Lidhur me këtë, ka reaguar anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Ai tha se faturat janë rritur për 80 për qind, sidomos gjatë sezonit dimëror.

-Advertisement-

“Të obsesionuarit me manipulim të sondazheve, i interesojnë vetëm shifrat fiktive të përkrahjes, por nuk i intereson rritja reale e kostos së jetesës, për qytetarët e vendit”, tha Rukiqi.

Rukiqi theksoi se krahas përqindjeve të rritjes së çmimeve ka edhe sanksione, izolim, ulje të investimeve kapitale e të tjera.

“Përnjëmend të tjerët duhet të na kenë lakmi: për manipulime dhe dështime kolosale”, theksoi ish-kryetari i Odës Ekonomike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera