Lajme

Dy pjesëtarë të FSK-së diplomojnë në Akademinë Ushtarake të Izmirit

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 26 Dhjetor 2023

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se dy pjesëtarët e FSK-së, Vildane Tmava dhe Besnik Behrami, kanë diplomuar me sukses të lartë në trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit në Republikën e Turqisë.

Maqedonci ka publikuar fotografi nga ceremonia, derisa ka thënë se është krenar për sukseset e vazhdueshme të ushtarakëve.

“Pjesëtarët e FSK-së, Vildane Tmava dhe Besnik Behrami diplomuan me sukses të lartë trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit në Republikën e Turqisë. Krenar për sukseset e vazhdueshme të ushtarakëve tanë”, thekson ai.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy