Ekrem Bajroviq del para gjyqit, akuzohet për krime lufte në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
13:03 | 20 Dhjetor 2023
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën është dërguar i akuzuari për krime Lufte në Kosovë, Ekrem Bajroviq. Ky rast është i Prokurorit Special Ilir Morina nga departamenti për krime lufte.
Siç shkruan rtklive, 10 dëshmitarë janë paraqitur në sallë të gjyqit për të dëshmuar në këtë rast, mirëpo për shkak të kohës do të ftohen ditëve në vazhdim, përcjell klankosova.tv.
“Sot jemi këtu për të kërkuar drejtësi për 16 persona të nacionalitetit shqiptar të vrarë nga policia serbe me 08.05.1999, ku ndër ta është edhe i akuzuari Ekrem Bajroviq ku mori pjesë në ekzekutimin këtyre viktimave”, ka thënë Ilir Morina, prokuror Special për këtë rast.
Në orët e pasdites, do të dëshmojë vetëm dëshmitari Naim Elshani.

Ndryshe i pandehuri Ekrem Bajroviq dyshohet se gjatë periudhës kohore 1998-1999 në Komunën e Istogut, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me personat ende të paidentifikuar, në cilësinë e policit në Stacionin Policor në Gjurakovc, ka shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës kundër popullsisë civile dhe pasurisë së tyre.
Me datë 08.05.1999 në fshatin Saradran ishte sulmuar konvoji i popullsisë civile e cila po lëvizte nga komuna e Istogut në drejtim të Komunës së Klinës dhe kur arrijnë në fshatin Staradran, ndalen nga forcat policore dhe ushtarake serbe ku bënte pjesë edhe i dyshuari, Ekrem Bajroviq, ashtu që fillimisht i plaçkitin civilët e më pastaj i ndajnë burrat nga grat, e më pastaj i sulmojnë duke i vrarë rreth 18 civilë të nacionalitetit shqiptarë, të cilët nuk ishin pjesëmarrës në konflikt, me ç ‘rast ishin vrarë viktimat civile, me këtë ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile.

T� tjera
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...






























