“Në Kamenicë e dinë se është mbështetës i tyre”, Kastrati akuzon VV-në pasi e çoi në Këshill Gjyqsësor gjyqtarin Artan Abazi
Autori: Gazeta inFokus
23:17 | 15 Dhjetor 2023
Ish-kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës e ka votuar Artan Abazin për të qenë pjesë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Kastrati thotë se Abazi është gjyqtar në Gjykatën Themelore të Gjilanit në kuadër të Degës në Kamenicë dhe sipas tij të gjithë e dinë që “është mbështetës i hapur i Vetëvendosjes”
Në reagimin e tij ish-kreu i Kamenicës thotë se gjyqtari në fjalë “në një rast është pjesë e përndjekjes së një prindi” vetëm se i njëjti ka qenë pjesë e reformës në Arsim në Komunën e Kamenicës.
“Artan Abazi, i cili tashmë është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës, i votuar vetëm nga deputetët e VV-së, për të qenë pjesë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë. Në Kamenicë, të gjithë e dinë se ky gjyqtar është mbështetës i hapur i Lëvizjes Vetëvendosje. Madje, në një rast është pjesë e përndjekjes së një prindi sepse ka qenë pro Reformës në Arsim në Kamenicë. Edhe çfarë duhet të ndodhë që të kuptojmë se pushteti nuk ka për qëllim shtetin e së drejtës, por kapjen e shtetit që t’i shërbejë ‘Partisë-Shtet’?”, ka shkruar Kastrati.

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...

































