Kërkohet hetim për shkeljen e të drejtave të të paraburgosurve në Speciale
Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 04 December 2023
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka reaguar lidhur me ndalimin e vizitave dhe telefonatave në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
KMDLNj këtë vendim e ka cilësuar si shkelje që është ndërmarrë nga gjykata teksa tha se mungesa e transparencës dhe e llogaridhënies ka bërë që ZPS-ja sillet si “elefanti në dyqanin e qelqurinave“ duke sajuar prova, bashkë me shtetin e Serbisë, duke joshur dhe duke blerë dëshmitarë.
“Lëvizja e fundit e ZPS –së për të bërë përpjekje t’i penalizojë pengjet duke ua pamundësuar vizitat dhe kontaktet përmes transkripteve patologjikisht të redaktuara tregon se sa janë të interesuar për të drejtat e njeriut, standard “udhëheqës“ për këtë Gjykatë”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e KMDLNj-së.
“Sipas informatave të KMDLNj –së, ndaj pengjeve që po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës, si të paraburgosur, duke u gjykuar dhe në vuajtje të dënimit, kohëve të fundit u ishin nënshtruar disa kufizimeve në fushën e informimit e që përfundoi me ndërprerjen e paparalajmëruar të vizitave familjare dhe personave të tjerë që kishin marrë pëlqimin nga autoritetet e Gjykatës Raciste Speciale për vizita. Edhe komunikimi tjetër ishte ndërprerë, pa dhënë ndonjë sqarim. Vizitat ishin ndërprerë krejtësisht në kohën e pandemisë mirëpo jo edhe komunikimet me familjarë dhe të tjerë përmes telefonit dhe formave tjera elektronike”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.
Sipas njoftimit, në të njëjtën kohë kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trandafilova paralajmëroi se do ta vizitojë Kosovën dhe do të ketë një takim “informues“ me shoqërinë civile ndërsa nuk tregoi nëse do të ketë ndonjë takim me politikanët, ndryshe që këtë mund ta bëjë edhe pa e informuar publikun.
“Kjo farë kryetare e pati lënë për një kohë tjetër vizitën për faktin se ishin paralajmëruar protesta ndërsa, tani e vlerëson se kushtet janë më të mira për ta realizuar këtë vizitë ‘informuese’. Se takohet me shoqërinë civile, është thuaja normale aq më parë që një pjesë të saj e kanë partner edhe para themelimit të Gjykatës përkatësisht nga Rasti i Burrelit apo ‘Shtëpisë së Verdhë’. Se një pjesë e madhe e shoqërisë civile ka pasur qëndrim anues dhe oportunist ndaj shkeljeve serioze të drejtave të njeriut që i ka bërë kjo Gjykatë në raport me pengjet nga Kosova është e ditur botërisht prandaj këta Trandafilova nuk e ka asnjë problem t’i informojë për punën dhe transparencën e kësaj Gjykate, tmerrësisht e mbyllur dhe tmerrësisht diskriminuese në baza etnike që identifikohet me mungesën e transparencës elementare, së paku deri më tani”, thuhet tutje në reagim.
Sipas KMDLNJ-së ata që kanë kryer krime masive në Kosovë (serbët dhe Serbia) nuk ndiqen për krimet e bëra.
Thuhet se shkeljet që iu bëhet në vazhdimësi të paraburgosurve nga Kosova në Hagë, të gjithë shtetas të Kosovës dhe të gjithë shqiptarë duhet të trajtohen seriozisht nga Komiteti Ndërkombëtar për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Degradues për faktin se askujt nga Kosova nuk i lejohet t’i vizitojë brenda hapësirës së burgut për të parë trajtimin e tyre dhe kushtet fizike.
“Kjo metodologji përdoret në të gjitha vendet e botës, hiç atyre diktatoriale dhe është thuaja praktikë uniforme e monitorimit. Ekaterina Trandafilova duhet të tregojë pse vetëm Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq nga Gjeneva dhe Ombudspersoni i Holandës kanë të drejtë t’i vizitojnë pengjet e Hagës dhe, deri më tani nuk kanë bërë asgjë në mbrojtje të drejtave të tyre”, thuhet tutje në reagim.
Të tjera
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...