Lajme

Çka u fol për Kosovën në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor?

Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 14 November 2023

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian dje kanë mbajtur një takim bashkë me ministrat e jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në mesin e tyre edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ka kërkuar nga blloku evropian që të reagojë më shpejtë ndaj agresionit të grupit serb në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së u kërkova kolegëve të mi që të reagojnë qartë dhe me shpejtësi ndaj aktit agresiv të Serbisë nga 24 shtatori, në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i radhës”.

-Advertisement-

“Ne kemi nevojë që BE-ja të rimendojë dhe rivlerësojë politikën e saj të sigurisë”, ka thënë Gërvalla në platformën X.

Pos saj, detaje lidhur me këtë takim ka bërë edhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili ka qenë drejtues i këtij takimi.

Ai ka thënë se BE-ja dëshiron që të avancojë integrimin e rajonit në vendimmarrjen evropiane, duke përfshirë politikën e jashtme dhe të sigurisë.

“Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka thënë Borrell.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera