Lajme

Tri orë paradite e tri pasdite s’ka furnizim në kryeqytet

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 11 November 2023

Komuna e Prishtinës e ka rikthyer vendimin për ndalimin e shpërndarjes së mallrave brenda unazës së qytetit.

Ky vendim është rikthyer me një orar të ri i cili ndalon qarkullimin paradite nga ora 07:00 deri në ora 10:00, kurse pasdite nga ora 15:00 deri në ora 18:00.

Ndryshim u bë pas ankesave të bizneseve tek Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të cilët janë ankuar për orarin e kaluar, mirëpo të cilët janë përshtatur me ndryshimin e bërë pas takimit me kryetarin e kryeqytetit, Përparim Rama.

-Advertisement-

Inspektorati të enjten ka dalë në terren për t’i shikuar se sa po iu përmbahen rregullores furnitorët e që hasën në disa prej tyre të cilët iu shqiptuan vërejtje.

Shpërndarësit e mallit thanë se nuk janë të informuar për këtë ndryshim.

Megjithatë në muajin tetor janë shqiptuar mbi 100 gjoba për ata që nuk e respektuan vendimin e kaluar të Komunës së Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera