Mbi 200 të vrarë në Gaza, ushtria izraelite rrethon qytetin, Blinken kërkon pauzë humanitare
Autori: Gazeta inFokus
12:17 | 06 Nëntor 2023
Shpërthime të fuqishme u raportuan rreth veriut të Gazës, pas atyre që sipas korrespondentëve në zonë, ishin bombardimet më intensive që prej fillimit të luftës. Tel Avivi njoftoi se kishte goditur 450shënjestra gjatë 24 orëve të fundit ndërsa pretendon se forcat tokësore kanë rrethuar qytetin e Gazës, duke e ndarë rripin në dy pjesë, atë të jugut dhe veriut. Forcat e mbrojtjes thonë se kanë marrë nën kontroll një qendër komande të Hamasit, me zona vëzhgimi, trajnimi e po ashtu tunele nëntokësor.
Lidhjet telefonike dhe të internetit janë ndërprerë dhe mbi 200 persona raportohen të vrarë në enklavë.
“Siç mund të shihni një pozicion pranë komunitetit të Al-Rimal, ku jetojmë unë dhe familja ime u bombardua. Kjo duhet të jetë një zonë rezidenciale apo civile dhe është bombarduar dy herë. Duket se godina është shkatërruar plotësisht dhe nga rrënojat dëgjohen ende zëra”, raportoi gazetari Osama Asama Ashi.
Sekretari amerikan I shtetit, Anthony Blinken mbërriti në Turqi teksa vijon turin diplomatik në rajon, dhe kërkon pauzë të luftimeve. Të dielwn, Blinken tha se liderët rajonalë do ta mirëprisnin një pauzë humanitare, por Izraeli thotë se ka nevojë për më shumë përparim në lirimin e pengjeve para se të dakordësohet për ndonjë pauzë të mundshme.
“Është e rëndësishme që jemi të angazhuar në garantimin e një pauze humanitare, diçka që do të përfshijë edhe mundësinë e rikthimit të pengjeve”, u shpreh Blinken.
Krerët e të gjitha agjencive kryesore të OKB, publikuan një deklaratë të rrallë, ku kërkojnë armëpushim të menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës. Sipas autoriteteve palestineze mbi 9700 persona janë vrarë në territor që prej 7 tetorit. /A2CNN

T� tjera
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...


































