Deputeti i VV-së: Inatet politike lanë policinë pa paga e rrezikshmëri
Autori: Gazeta inFokus
10:16 | 23 Tetor 2023
Për dallim nga grupi parlamentar që përfaqësohet, është një deputet i partisë së pushtet, që thotë se kërkesat e policisë janë reale dhe se ato duhet të plotësohen nga Qeveria e Kosovës.
Eman Rrahmani nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se kërkesat e policisë janë reale dhe ikja nga debati pozitë – opozitë për këtë çështje, janë kryekëput inate politike.
Ai thotë se nuk përkrah një rezolutë për policinë që kërkohej nga opozita, por se kushtet dhe pagat e policisë duhet të rregullohen me
ligj, e jo përmes rezolutave që sipas tij nuk kanë asnjë efekt apo obligim juridik ndaj ekzekutivit.
“Jo, unë nuk e përkrahi një rezolutë, në Kuvend duhet të diskutohet për kërkesat e tyre dhe besoj që edhe sindikata e policisë ka paraqitur kërkesat që janë të domosdoshme për policinë e Kosovës, andaj si e tillë unë mendoj se Kuvendi duhet të diskutojë dhe nuk duhet të bojkotohet asnjëherë seancat nga kushdo që thirren, qoftë nga opozita ose pozita”, thotë ai per Gazeta Blic.
”Gjithashtu mendoj se nuk duhet të mos votohen marrëveshjet ndërkombëtare prej opozitës. Besoj se jemi duke shkuar drejt një situate ku kemi bojkot, pozita opozitën, opozita pozitën, nga bojkoti më së shumti dëmtohet Kosova. Në këtë rast dhe duhet ta tejkalojmë vetën dhe të angazhohemi që të përmirësojmë gjendjen e policëve”.
Sipas tij, policët kanë nevojë për vendimet e deputetëve.
”Edhe si Kuvend dhe si Qeveri dhe besoj që në këtë pikë secili duhet të japim kontributin tonë dhe ndikojmë që policia të ketë një minumin të standardit jetësor dhe mos të jenë të varur nga detyrat tjera që duhet t`i bëjnë pas orarit të punës së policisë dhe shpeshherë janë më orar të zgjatur, edhe pa pagesë të rrezikshmërisë, pa sigurime shëndetësore, pa të gjitha këto. Kështu që kemi mjaft çka të diskutojmë, është iniciativë e opozitës por nuk do të thotë se unë i mbështes ato se çfarë ka propozuar opozita, mirëpo unë e mbështes në aspektin institucional që ne si deputetë jemi të obliguar që të marrim pjesë në seancë dhe të diskutojmë dhe të kundërshtojmë me ndonjë iniciativë që mund të vije”, thotë ai.
Rrahmani ka propozuar se në rast se Qeveria nuk lëviz në këtë drejtim, atëherë duhet të mëndohet që në buxhetin e vitit 2024 të përfshihen kërkesat e sindikatës për policinë e Kosovës.
“Rezoluta në fakt është më shumë një llojë deklarimi sesa vendim ekzekutiv, ne kemi bërë shumë rezoluta, por që nuk e obligojnë Qeverinë për marrjen e vendimeve, por një qëndrim i Kuvendit ne duhet të marrim vendime, ligje në Kuvend që e obligojnë Qeverinë për ndryshimin e gjendjes faktike”.
”Tash është edhe buxheti i ri që vjen 2024 dhe të angazhohemi të gjithë që të rritet koeficienti i pagave, të shihet mundësia e rrijes së hyrave dhe kompensohen për rritjen e pagave edhe te policia, edhe te sektorë tjerë që janë të domosdoshme për shkak të situatës që jemi dhe kohës së gjatë që jemi që nuk ka pasur ndryshime te pagat .. Tek policia është çështja tjetër, pagesa e rrezikshëmërisë që duhet të rishikohet nga ana e Qeverisë, duhet të iniciohet, çështja e sigurimit shëndetësore e jetësore, pensionimin që e ka kërkuar sindikata, këto janë dhe puna jonë është që me ligje të përmirësojmë kushtet e tyre, jo me rezoluta, me deklarime e kemi ngopë edhe policinë edhe secilin duke u solidarizuar në njëfar mënyre me ta pas çdo aksioni, mirëpo në praktikitë nuk po e tregojmë të njëjtën veprim, as opozita e as pozotia, e cila ka përgjegjësinë shumë më të madhe në këtë punë sepse jemi shumicë dhe duhet të veprojmë”, thotë ky deputet.

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...




































