Lajme

Stoltenberg: Dënoj sulmin terrorist ndaj civilëve të pafajshëm

Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 17 Tetor 2023

Pas sulmit tragjike në qendër të Belgjikës ku mbetën të vdekur dy të rinj, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Përmes një postimi në platformën X, ai dënon sulmin e tmerrshëm ndaj civilëve të pafajshëm.

“Dënoj sulmet e tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm në Bruksel, Belgjikë. Mendimet e mia janë me të dashurit e viktimave dhe të gjithë të prekurit”, ka shkruar Stoltenberg.

-Advertisement-

Sipas autoriteteve belge, dy viktimat kishin veshur rroba të kombëtares së Suedisë, në kohën kur po zhvillohej ndeshja për kualifikim në Europë, mes Belgjikës dhe Suedisë. Dy personat u vranë nga disa të shtëna, sipas policisë e cila nuk dha më shumë detaje për ngjarjen.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy