Opinione

Lamtumirë Martti Ahtisaari; Baba konstitucional i kombit kosovar!

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 16 October 2023
1. Paska vajtun n’amshim arkitekti konstitucional i Kosovës moderne, Presidenti Martti Ahtisaari! Finlandezi i ftohtë, por i drejtë, bâni diçka t’madhnishme, që ka me vlejtë si Masterplan për ndërtimin e nji shteti/komb të ri, në truellin european, atij Kosovar!
2. Politikanët nacionalista e kuptojnë Kosovën si projekt të përkohshëm ose në versionin mâ t’mirë, si shtet të dytë shqiptar!?
3. Presidenti finlandez Marti Ahtisaari me Pakon e tij, ishte i primë nga ideja që t’u jepte të drejten shtetformuese e kombkrijuese (komb civik të solidarësisë qytetare) shqiptarëve kosovarë, pa e cënu lirinë e serbëve kosovarë; t’u jepte shtet kombëtar kosovarëve (komb me bazë qytetarinë) si ‘vetëvendosje zhdamtuese’ (Marc Weller) dhe t’i garantonte serbët kosovarë se statusi i pakicës në Kosovë nuk do t’i pengonte ata të jenë të lirë dhe jetojnë simas mënyrës së tyre të jetesës, traditës kulturore-kishtare ortodokse, të mbrojtun juridikisht nga disa të drejta shtesë (autonomi personale) brenda entitetit juridik-politik, Republika e Kosovës.
4. Që nga shpallja e pavarësisë kombëtare 17 shkurt, 2008 – e kam thânë me zâ të naltë – se shteti kosovar munet me ekzistu vetëm si projekt Perëndimor ahtisaarian. Sëkëndejmi bashkimi me Shqipni, ndamja e Kosovës apo këmbimi i territoreve e lë të pa objekt Pakon Ahtisaari duke imponu zgjidhje jokushtetuese, e tue krijue një situatë tragjike për entitetin juridik – politik, shtetin e Kosovës dhe detyrimisht për kosovarët. Pa veriun dhe Serbët (si dhe pakicat tjera etnike) pushon arsyeja historike dhe politike e ekzistimit të shtetit kosovar, duke e kthye çâshtjën e Kosovës tek ideja serbe e ripërkufizimit ndërmjet Serbisë dhe Shqipnisë.
5. Në thelb, ideja ahtisaariane ishte të dënohej Serbia (për përpjekjën e saj gjenocidale), të shpërbleheshin shqiptarët për përpjekjet e tyne paqësore dhe të mos pësonin serbët e Kosovës. Ideja funksionoi, nëse nuk marrin hez rishtas nacionalizmat ballkanikë.
6. Fituesi i Nobel-it për Paqe në vitin 2008, Martti Ahtisaari, në një intervistë në CNN u pyet për planin e tij për Kosovën, që përmbushi kërkesën e palës shqiptare të Kosovës, për shtet sovran dhe pse nuk u msy me u mbrri nji zgjidhje kompromisi!? “ Dëgjo, kur një hajn ta vjedhë kuletën, ti nuk i kërkon atij vetëm gjysmën e parave, e kërkon shumën e plotë. Për më tepër, kërkon që hajni të ndëshkohet” ishte përgjegjë Ahtisaari.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera