Lajme

Ministria e Jashtme këshillon shqiptarët të mos udhëtojnë drejt Izraelit

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 08 Tetor 2023

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët të mos udhëtojnë drejt Izraelit, vendit që ka hyrë në luftë dhe po sulmohet vazhdimisht prej më shumë se 24 orësh nga militantët e Hamasit.

Në një njoftim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Izrael dhe vë në dispozicion numrat e kontaktit për qytetarët që duan të largohet nga vendi:

Të kontaktojnë në numrin e WhatsApp: +972 54-904-2813 ose në adresën e emailit: [email protected]

-Advertisement-

Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion (https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur.

Situata mbetet e rëndë si në Izrael ashtu edhe në Gaza, aty ky kanë vijuar sulmet prej më shumë se 24 orësh, që kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin.

Deri më tani raportohet për 300 izraelitë të vrarë, ndërsa të paktën 100 ushtarë dhe civilë janë marrë peng nga militantët palestinezë.

Rripi i Gazës, i cila u godit nga Izraeli me sulme ajrore në shenjë hakmarrjeje pas veprimeve të bëra, ka shënuar 313 palestinezë të vrarë dhe më shumë se 2000 të plagosur./tch/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy