Sulmi terrorist në Banjskë, Kurti: Serbia donte të niste luftë fetare
Autori: Gazeta inFokus
10:51 | 07 Tetor 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për agresionin në Zveçan, ka thënë se qëllimi i Serbisë ka qenë Policia e Kosovës të shtien mbi Manastirin e Banjskës në mënyrë që të nis një luftë fetare në Kosovë.
Në një intervistë për Sky News, ai ka thënë se ky do të ishte skenari i përsosur në duart e presidentit rus, Vladimir Putinit, i cili e ka Putinin e tij të vogël në Ballkanin Perëndimi, duke aluduar në presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
“Ata kanë nevojë për luftë për të marrë Republikën Serbe dhe kështu e përdorën Radoiçiqin për të shkuar në manastirin ortodoks, duke shpresuar se policia jonë do të sulmojë manastirin, qëllojë në muret e manastirit, disa pelegrinë dhe peshkopë të lëndohen dhe pastaj të ketë një përhapje të fotografive të luftës fetare dhe Serbia që mbron krishterimin ortodoks, të cilat do të luanin në mënyrë të përsosur në duart e Putinit të Kremlinit dhe gjithashtu Kirilit, patriarkut të kishës ortodokse ruse”, ka thënë Kurti.
Shefi i Qeverisë së Kosovës mendon se ky ishte qëllimi i vërtetë i agresionit në Banjskë, të cilin e ka quajtur të dështuar.
“Ne morëm aktin e parë të dramës që u kthye në tragjedi për policin tonë dhe tre terroristë u eliminuan, disa prej tyre u arrestuan, shumica dërrmuese e tyre u arratisën”, ka potencuar kryeministri Albin Kurti.

T� tjera
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...































