Lajme

Ukraina rrëzon 24 dronë të lëshuar nga ushtria ruse

Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 05 Tetor 2023

Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 24 nga 29 dronë rusë të nisur në sulmet në territorin e saj gjatë natës, tha të enjten shtabi i përgjithshëm ukrainas.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se dronët u shkatërruan mbi rajonet jugore të Odesa dhe Mykolaiv, si dhe në rajonin qendror të Kirohovrad.

“Armiku vazhdon përpjekjet e tij për të shkatërruar portin dhe infrastrukturën tjetër të jugut, po terrorizon edhe rajonet qendrore”, tha komanda jugore e Ukrainës.

-Advertisement-

Ai tha se një strukturë e paspecifikuar infrastrukture u godit në rajonin e Kirohovrad dhe zjarri që rezultoi ishte vënë nën kontroll. Nuk ka asnjë informacion për viktima, shkruan Reuters.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy