Lajme

Abdxhiku: Radojiçiq t’iu dorëzohet organeve kosovare të drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 03 Tetor 2023

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë për Klankosova.tv se Milan Radojiçiq duhet t’iu dorëzohet organeve kosovare të drejtësisë.

“Një përpjekje e kot dhe gjithsesi e vonshme e Serbisë dhe Presidentit Vuçiq për t’u distancuar nga organizimi dhe strehimi i teroristëve të Banjskës. Tani që stërvitja, armatosja, mbështetja logjistike e vet strehimit të terroristëve kanë dalë në shesh botërisht përpjekjet e tilla janë lëvizje dëshpëruese për distancim”.

“Terroristi Radojciq duhet t’i dorezohet organeve kosovare te drejtesise, si pjese e pashmangshme e berjes se drejtesise per vrasjen e heroit Bunjaku. Nje vend kandidst per ne BE nuk duhet te tolerohet me nje politike te tille”.

-Advertisement-

“Komuniteti nderkombetar duhet te mbaje pergjegjes institucionet udheheqese te Serbise, politike dhe sto te sigurise, per nje tendence te tille. Per Kosoven, ne te njejten kohe, eshte e domosdoshme fitorja e betejes diplomatike sot dhe rikthimi i pozicionit tone te drejte ne raport me Serbine”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy