Lajme

Të shtëna armësh në Prishtinë, plagoset një person

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 29 Shtator 2023

Një person është plagosur të premten në Prishtinë, pas disa të shtënave me armë zjarri në lagjen Dardania.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë.

-Advertisement-

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy