Trupat e terroristëve të vrarë në Banjskë nuk iu dorëzohen familjarëve pa përfunduar edhe identifikimet shkencore
Autori: Gazeta inFokus
17:53 | 28 Shtator 2023
Autopsia e trupave të terroristëve të vrarë në Banjskë të Zveçanit është kryer mirëpo ata nuk do të iu dorëzohen familjarëve pa u bërë identifikimi shkencor i tyre.
Këtë e ka bërë të ditur specialisti i Mjekësisë Ligjore, Naim Uka, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Po, ka përfundu pardje. Procedurat e autopsisë janë kry. Trupat nuk iu dorëzohen familjarëve pa u bë identifikimi shkencor. Trupat janë në morg dhe janë procedura standarde që nuk lejohen pa u identifiku”, tha Uka.
Uka tha se ndër metodat e verifikimit është përmes gjurmëve të gishtërinjve, por në rast që ky identifikim nuk mund të bëhet atëherë do të vazhdohet me procedurën e identifikimit përmes ADN-së.
“Është një procedurë që Policia mundet me e kry, por është edhe një procedurë tjetër që mundet me u kry përmes ADN-së. Kjo varet prej Policisë dhe nuk e di deri sa të kryhet. Nëse kjo nuk mundet me u kry përmes gjurmëve të gishtave, atëherë vazhdohet me këtë të ADN-së. Verifikimi për procedurën e gishtave bëhet nga Njësia Forenzike për procedurën e gishtave”, tha Uka.
Trupat e sulmuesve zyrtarisht nuk janë identifikuar, mirëpo ka familjarë të cilët janë paraqitur që t’i marrin ata. Madje, është duke u zhvilluar presion politik nga Serbia që trupat të merren sa më shpejtë.
Aksioni në Bajsnkë të Zveçanit kishte nisur në orët e hershme të së dielës ku ishte vrarë një polic e plagosur dy të tjerë. Pastaj, Policia kishte vrarë tre të dyshuar ndërsa sulmuesit tjerë kishin arritur të largoheshin pasi ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Bajnskës. Ky aksion është cilësuar si terrorist nga Policia e Kosovës, ambasadorët dhe nga BE-ja.

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...


































