Lajme

Ambasada Amerikane në Prishtinë nderon policin Afrim Bunjaku, ul flamurin në gjysmështizë

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 25 September 2023

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka ulur flamurin në gjysmështizë, në nderim të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në orët e para të mëngjesit në veri, raporton Express.

Presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur ditën e sotme si ditë zie shtetërore në nderim të Bunjakut, e Ambasada ka thënë se u bashkohet institucioneve në këtë ditë zie.

“Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur sot, 25 shtator, Ditë Zie Kombëtare në Republikën e Kosovës. I bashkohemi institucioneve të Kosovës në këtë ditë zie për humbjen e rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Sot, flamuri ynë në Ambasadën Amerikane është ulur në gjysmështizë për nder të tij”, thuhet në postim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera