Krejt çka ndodhi dje në veri – Detaje ekskluzive nga arrestimet, vrasjet dhe qëllimi i bandës terroriste
Autori: Gazeta inFokus
10:49 | 25 Shtator 2023
Mëngjesin e së dielës Kosova u zgjua me lajmin e tronditës se në veri të vendit konkretisht në Leposaviq ishte sulmuar Policia e Kosovës dhe kishte mbetur i vrarë, polici Afrim Bunjaku nga banda të armatosura terroriste.
Një polic tjetër mbeti i lënduar derisa është jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sulmi nisi në Banjskë të Zveçanit rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe përfundoi në Manastir të këtij fshati, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas informacioneve zyrtare të fundit që u dhanë dje nga Policia u tha se janë vrarë 3 terroristë, janë arrestuar dy të tjerë dhe janë ndalur katër që po dyshohet se kanë pasur komunikim të vazhdueshëm me bandën kriminale të cilëve u janë gjetur edhe radiolidhje.
Derisa në stacionin e policisë u morën edhe 49 (shifër jo zyrtare) pelegrinë, që dolën nga manastiri Banjskës.
Policia e Kosovës gjatë ditës kishte dërguar në stacionin policor në jug 49 pelegrinë të cilëve do të iu bëhej testi për gjurmë të armëve, nëse ata kanë përdorur armatim gjatë sulmeve të sotme ndaj Policisë së Kosovës.
Gazeta Infokus nga burime të saj mëson se në mesin e të arrestuarve disa persona dyshohet se ishin në grupin terrorist por i zhveshën uniformat dhe u kamufluan me pjesën e pelegrinëve.
Infokusi raportoi ekskluzivisht për arrestime, pamje të terroristëve të vrarë e dha detaje se çfarë u gjet në manastir pasi policia e Kosovës mori nën kontroll këtë hapësirë.
Arrestimet, vrasjet
Sipas informacioneve zyrtare të fundit që u dhanë dje nga Policia u tha se janë vrarë 3 terroristë, janë arrestuar dy të tjerë dhe janë ndalur katër që po dyshohet se kanë pasur komunikim të vazhdueshëm me bandën kriminale.
Gazeta Infokus po ashtu siguroi pamje të terroristit të dytë që u qëllua me snajper në kokë nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës.
Çfarë u konfiskua në Manastirin e Banjskës?
Banda terroriste që sulmoi policinë e Kosovës ishte e përgatitur dhe e armatosur me armë të rënda të llojeve të ndryshme e mjete të tjera.
Policia në një njoftim zyrtar treguan se sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov.
Ndërsa burime brenda policisë së Kosovës kanë thënë për Gazetën Infokus se në manastir banda kriminale kishte edhe dron të përgatitur me eksplozivë, të gatshëm për tu përdorur.
Sipas këtij automjetet kanë qene te mbushura me zolla, mitraloze, kallashnikove granata dore e armë të tjera.
Detaje ekskluzive: Në arsenalin e armëve në manastir u gjetën edhe dron të përgatitur me eksplozivë
Sulmi i djeshëm ishte i organizuar dhe i qëllimshëm. Kështu deklaruan zyrtarë të lartë ndërkombëtare e edhe kryesues të institucioneve shtetëore të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media deklaroi se bëhet fjalë për një formacion të organizuar profesional dhe që përbehej prej 30 personave duke kërkuar dorëzimin e tyre.
“Bëhet fjalë për formacion të organizuar, është i armatosur. Janë formacion profesional, janë mbi 30 individë që ka hyrë në Kosovë dhe perimetri është i vendosur rrotull vendndodhjes së tyre. Pak para orës 3 të mëngjesit, policia ka parë dy kamionë në urën në Zveçan, me bateri ndriçimi kanë parë që dera e njërit kamion është e hapur, ndërkaq një kamion tjetër ka diçka prej dritave ndezur. Përveçse ka bllokuar qarkullimin, ka qenë një lloj përpjekje për të krijuar përshtypjen se bëhet fjalë për kontrabandë. Me këtë rast kanë ardhur nga Zveçan edhe 10 automjete me polic kur e kanë pësuar sulmin. Afrim Bunjaku është rreshter i policisë së rendit. Ky është sulm kriminal dhe terrorist. Kanë ardhur të luftojnë, të destabilizojnë. Kërkoj të dorëzohen”, tha Kurti.
Gazeta Infokus mëson se kjo bandë që sipas Kurtit përbëhej nga 30 persona, kishte për qëllim të zinte pozicione në veri dhe të mobilizonte edhe bandat lokale në këtë pjesë.
E përveç Policisë së Kosovës, i gatshëm për intervenim ishte shprehur edhe Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR.
Pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë u mbyllën pas zhvillimeve të fundit në veri.
Reagimet ndaj këtij sulmi kundrejt shtetit të Kosovës në pjesën veriore, kishte nga të gjitha anët, ndërsa ngjarjet në veri ishin kryefjalë edhe në mediat ndërkombëtare. Natryisht i menjëhershëm ishte reagimi i Ambasadës se Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, të cilët dënuan ashpër sulmet e orkestruara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës ka legjitimitet të plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ne e pranojmë dhe respektojmë rolin e saj si përgjigja e parë ndaj emergjencave dhe situatave të krizës. Ne vlerësojmë koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), sipas rastit”, thuhej në reagimin e Ambasadës.
Ndërsa, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, mori vendim që të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
































