Lajme

Përparim Rama: I tronditur dhe i pikëlluar nga ngjarja që ndodhi në Banjskë të Zveçanit

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 24 September 2023

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është i tronditur dhe i pikëlluar nga ngjarja e rëndë e cila ndodhi në Banjskë të Zveçanit, në Republikën e Kosovës.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka shprehur ngushëllime familjes së rreshterit të vrarë, Afrim Bunjaku, i cili ra derisa po kryente me përkushtim detyrën për mbrojtjen dhe ofrimin e sigurisë për qytetarët.

“I uroj shërim të shpejtë policit të plagosur, Alban Rashiti, i cili u lëndua po nga sulmi nga grupe kriminale serbe, ndaj tij e kolegëve”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

“Policët tanë atje po kujdesen për rend e ligj, andaj sulmi ndaj tyre nuk i kontribuon paqes. Kërkojmë nga autoritetet të zbatojnë drejtësinë dhe sulmuesit të marrin dënimin meritor”, ka thënë Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera