Lajme

Qytetari kapet duke vjedhur ujin nga shtëpia e mërgimtarit në Veternik

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 13 Shtator 2023

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se është kapur një rast i vjedhjes së ujit në lagjen “Veternik” në Prishtinë.

Sipas KRU-së, një qytetar është kapur duke vjedhur ujin nga shtëpia e fqinjit mërgimtar.

“E Shëmtuar! Edhe një rast i vjedhjes së ujit, në rrugën ‘Veterniku’ në Prishtinë, fqinji në Kosovë ia vjedh ujin fqinjit me pronë në Prishtinë dhe banim në Londër. Pra, bashkatdhetarë kujdes, kontrolloni ujëmatësit dhe gypat e ujit!”, njofton KRU.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy