Lajme

Presidentja Osmani: Mirësevini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 05 September 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shqipëri është takuar edhe me shkrimtarin me famë botërore, Ismail Kadare.

Osmani ia ka dorëzuar Kadaresë Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.

”Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës“, i ka thënë Osmani – Kadaresë.

-Advertisement-

”Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës. Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ismail Kadare ka një veprimtari të shquar letrare. Librat e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë të botës, duke qenë një ndër shkrimtarët më të shquar në botë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera