Lajme

Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferi 34-vjeçar në Durrës

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 31 Gusht 2023

Një 34-vjeçari i cili ndërsa drejtonte makinën ka aksidentuar për vdekje në 25 gusht një këmbësor dhe është larguar nga vendngjarja, është arrestuar.

Policia e Durrësit njofton se ky person pasi goditi për vdekje këmbësorin, i cili banonte në Sukth, u largua nga vendi ku ndodhi aksidenti dhe e fshehu makinën e tij në Shijak.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 25.08.2023, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Shijak” , thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin J. M., banues në Sukth, këmbësor, është larguar nga vendi i aksidentit dhe e ka fshehur automjetin në Shijak.” /Telegrafi/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy