Lajme

Hovenier njofton për angazhimin e Këshilltares për Çështje Publike: Do ta shihni atë teksa thellojmë parneritetin me popullin kosovar

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 28 Gusht 2023

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka njoftuar për arritjen e Jennifer Lawson, këshilltares e cila do të merret specifikisht me iniciativat e diplomacisë publike.

Hovenier shkroi në rrjetin social Twitter se pret me padurim ta shohë punën e Lawson.

“Ju lutem m’u bashkangjitni për ta mirëpritur në Kosovë Këshilltaren për Çështje Publike, Jennifer Lawson! Pres me padurim udhëheqjen e Jennifer-it me iniciativat tona të diplomacisë publike”, shkroi Hovenier.

-Advertisement-

“Unë jam i sigurt se do ta shihni atë jashtë dhe aty teksa ekipi ynë vazhdon ta thellojë partneritetin tonë të fortë me popullin kosovar”, shtoi ambasadori amerikan.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy