Lajme

Vritet terroristi më i kërkuar, i lidhur me Shtetin Islamik

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 25 August 2023

Qeveria e Mozambikut ka njoftuar se forcat e saj të armatosura kanë vrarë liderin e një grupi xhihadist të lidhur me Shtetin Islamik, i cili po luftonte në veri të vendit.

Ministria e Mbrojtjes tha se Bonomade Machude Omar, i njohur gjithashtu si Ibn Omar , kishte udhëhequr kryengritësit që nga fillimi i konfliktit në 2017, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në  deklaratë thuhet se ai u vra së bashku me dy anëtarë të tjerë të lartë.

-Advertisement-

Dy vjet më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit e caktoi Omarin si një udhëheqës terrorist, duke e fajësuar atë për sulmet në provincën Cabo Delgado, duke përfshirë vrasjen e dhjetëra njerëzve në një hotel në Palma.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera