Lajme

Abdixhiku paralajmëron podcast ku do të shpaloset programi politik i “Rrugës së Re”

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 24 Gusht 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka treguar se jnë në përgatitjet e fundit për një Podcast, ku do të prezantohet programi i kësaj partie që quhet “Rruga e Re”.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë dëgjuar dhe tani do të flasin për të ardhmen.

”I lumtur, jashtëzakonisht i lumtur të shpalos para jush përgatitjet e fundit që po bëhen në LDK para nisjes së serisë diskutuese ‘Rruga e Re’ Podcast”.

-Advertisement-

”Folës, ide e prezantime të detajuara të programit tonë politik ‘Rruga e Re’, vlerave identitare e vet vizionit tonë për të ardhmen. Kemi dëgjuar, tani do të flasim – për të ardhmen.Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë”, ka thënë Abdixhiku.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy