Lajme

Ish-komandanti i policisë Kristë Gjokaj pasi e fitoi procesin gjyqësor kthehet në punë

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 23 August 2023

Ish-zyrtari policor, Kristë Gjokaj, është kthyer sërish në punë. Kjo pasi u lirua në janar të këtij është liruar nga aktakuza e ngritur para katër vjetëve.

Avokati mbrojtës i tij, Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kthimi i Gjokajt në punë është drejtësi e vonuar.

“Mirë u bë që Komandanti u kthye në punën e tij, sepse rrallë kujt i rri më mirë uniforma e Policisë se Kosovës”, ka thënë Gashi.

-Advertisement-

Ndaj Gjokajt, ishte ngritur aktakuzë para katër vjetëve për “mëkatin” e tij të vetëm se në orët e hershme të mëngjesit më 14 nëntor 2018 në ora 2:00, edhe pse për të ishte ditë pushimi, shkoi për të iu ndihmuar kolegëve të tij të Stacionit të Policisë në Gjakovë të cilët ishin nën zjarrin e armëve të grabitësve të lokaleve në Gjakovë e rrethinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera