Aksioni i sotëm në MINT e “Bukë e Zemër”, Bajrami (LDK): Kryepërgjegjësi është Albin Kurti
Autori: Gazeta inFokus
12:37 | 18 Gusht 2023
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka reaguar pas aksionit të sotëm ku mbeten të arrestuar dy zyrtarë të MTI-së dhe Ridvan Muharremi, pronari i furrës së bukës “Bukë e Zemër” nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, konkretisht vaj dhe grurë.
Bajrami ka shkruar se përgjegjësi kryesor për këtë aferë është kryeministri Albin Kurti dhe ka bërë thirrje që Prokuroria dhe Policia t’i shkojë deri në fund aksionit të sotëm.
Madje ajo tha se hetime duhet të ketë edhe në fusha tjera, duke bërë me dije se ka dallavere të shumta me tenderë që, sipas saj, ia kalojnë aferës së rezervave shtetërore.
“Kryepërgjegjësi është Albin Kurti. Policia dhe Prokuroria duhet t’i shkojnë deri në fund aksionit të sotëm për keqpërdorimin e rezervave shtetërore dhe jo vetëm sepse ajo çka po ndodhë me tenderë njëburimorë, me kritere joligjore në kontrata multimilionëshe, ia kalon aferës së rezervave shtetërore”, u shpreh Bajrami në këtë postim.
Ish-ministrja thotë se secili që ka përgjegjësi duhet të japë llogari në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve se në këtë vend ka drejtësi dhe se hajnat shkojnë në burg.
Ajo thotë se “përgjegjësinë kryesore duhet ta kërkojmë te Kryeministri Albin Kurti”.
“Kryetari i Vetëvendosjes është kryepërgjegjësi për funksionimin e secilit dikaster, është përgjegjës edhe për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, duke marrë për bazë faktin se një mik i tij komplet jashtë institucioneve përfshihet në tenderë. Ai dhe ministrat e tij duhet gjithashtu të mbahen përgjegjës për përfshirjen e zyrtarëve të Vetëvendosjes në kontrabandë me drogë, për koordinimin e Mimoza Kusarit me Radojcicin, për hajnitë në KEK për nepotizmin dhe të gjitha skandalet tjera. Sepse i ka marrë 51 për qind të votave me propagandë që kushdo që s’është me LVV është hajn dhe të gjithë ata që ju bashkuan turmës me 14 shkurt 2021 janë pastërtia vet, por në fakt pushteti i Vetëvendosjes po kundërmon drogë, korrupsion dhe pazarllëqe në kurriz të popullit”, theksoi deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Kujtojmë se që nga mëngjesi i sotëm, policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë dhe në furrën e bukës “Bukë e Zemër”, duke arrestuar pronarin e kësaj të fundit, Ridavn Muharremi dhe dy zyrtarë të MINT-it Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica në lidhje me aferat “vaji” dhe “gruri”.

T� tjera
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...



































