Lajme

Shefja e kabinetit të Alban Hysenit punëson motrën në Komunë

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 16 Gusht 2023

Ajsun Abdullahu Sadiku, shefe e kabinetit të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni ka punësuar motrën në Komunë. Gazeta Insajderi ka marrë vesh se motra e saj, Ajsel Abdullahu, është punësuar në Drejtorinë për Kadastër.

Ajsel Abdullahu ka nisur punë në Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë – Gjilan këtë muaj. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në profilin e saj në ‘Facebook’.

Abudllahu është ‘rehatuar’ në pozitën zyrtare ligjore.

-Advertisement-

Gazeta Insajderi ka mësuar se e njëjta është motra e shefes se kabinetit të Hysenit, Ajsun Abdullahu Sadiku.

Afërsinë familjare me shefen e Hysenit e vërteton edhe një shkrim e saj për motrën e vetë që e ka publikuar në rrjete sociale.

Lidhur me punësimin në fjalë Gazeta Insajderi ka pyetur edhe drejtorinë për Kadastër, Gjeodozi dhe Pronë, Bekim Salihu i cili nuk ka pranuar të deklarohet për rastin në fjalë.

“Pyetjet ju lutem drejtoni të personelit që merret me punësime”, tha ai shkurt për Insajderin.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy