A do të kthehet greva në arsim, Jasharaj thotë se do të insistojnë në ngritjen e koeficientit
Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 13 August 2023
Viti i ri shkollor pritet të fillojë me kohë (Më 1 shtator 2023), për dallim nga viti i kaluar që kishte nisur me më shumë se një muaj vonesë. Kjo pasi që Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) nuk do të mbajë grevë, siç kishte ndodhur vitin e kaluar, përkundër pakënaqësive të shumta që kanë.
Kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj, thotë se nuk e kanë ende ndonjë kërkesë për grevë.“Për momentin nuk mundem të them gjë, edhe pse nëse i marrim diskutimet e fundit që i kemi pasur me udhëheqësit sindikal, nuk është përmendur ndonjë kërkesë nga terreni për grevë. Për grevë nuk mund të them se do të ketë për momentin”, deklaron ai.
Jasharaj thotë se do të insistojnë tek pozita e opozita që ta ngrisin koeficientin e pagave, i cili është 105 €.
“Ajo që di dhe që jemi marrë vesh është që me t’u kthyer deputetët nga pushimi, ne do të bëjmë kërkesa tek pozita dhe opozita, që ata të angazhohen që të ngritet vlera e koeficientit dhe të angazhohen që të bëhen përmirësimet e duhura te ligji për skemat pensionale të financuara nga shteti”, u shpreh ai.
Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj thotë se një pjesë e madhe e arsimit është e pakënaqur me pagat. Ai thotë me Ligjin e Pagave, administrata e universiteteve nuk kanë rritje fare.
“Një pjesë e madhe e sistemit arsimor, vërehet një ngritje e pagës nga Ligji i Pagave, e kam fjalën në çerdhe dhe punëtorët teknik janë ndarë pak më të kënaqur. Te ata nuk arrihet as 100 euro rritje, të pakënaqur plotësisht janë punëtorët e shkollave të mesme, dhe me arsyen më të madhe, tepër të pakënaqur janë administrata në universitetet e Kosovës, ngase tek ata nuk kanë rritje fare”, deklaroi ai.
Dialog mes sindikatës së arsimit dhe Qeverisë nuk ka.Jasharaj thotë se që nga viti i kaluar nuk janë takuar me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Më e keqja, më e madhja, jo vetëm për ne, por edhe për të tjerët, dhe ne e kemi thënë publikisht, se Qeveria Kurti nuk ka dialog, nuk dëshiron dialog me sindikatat. Që nga greva e shtatorit e deri në momentin që po flasim, edhe pse kemi bërë kërkesa, i vetmi takim me zonjën Nagavci ka qenë një takim pak më tepër solemn, me disa buzëqeshje kogja artificiale nga ne dhe ata. Por takime të ndërsjella, të punës me ministren e arsimit nuk kemi pasur, dhe kjo ndodh për shkak të ministres Nagavci, por edhe me ministra të tjerë nuk ka pasur takime”, thotë ai.
Ai thotë se Qeveria Kurti po vepron “kokë më vete.
“Nuk ka takime, nuk ka dialog, qeveria po bënë ashtu siç po i teket, ne do të insistojmë me deputetët, dhe të pozitës, dhe të opozitës, që ta ngrisim vlerën e koeficientit, sepse po them edhe në arsim, edhe në sektorë të tjerë, shumica janë të pakënaqur”, deklaroi ai, për frontonline.
Përndryshe, më 2022, viti i ri shkollor i pati gjetur nxënësit në shtëpi, e mësimdhënësit në grevë, kjo për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre.
Përveç mësimdhënësve, në grevë kanë qenë edukatorët në kopshte publike, punëtorë të administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...