Lajme

Mërgimtari nën ndikim të alkoolit, sulmon dy zyrtarë policorë pasi e ndaluan për shkelje në komunikacion – u shkakton lëndime

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 13 August 2023

Një shqiptar me shtetësi të Gjermanisë, ka sulmuar dy zyrtarë policorë në Ferizaj, në orët e hershme të ditës së djeshme, pasi ishte ndaluar për një kundërvajtje në komunikacion.

Dy policët dhe i dyshuari kanë marrë lëndime trupore. I dyshuari është liruar dhe rasti po hetohet, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Rr.Ahmet Kaqiku, Ferizaj 12.08.2023 – 0:35. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull-shqiptar shtetas i Gjermanisë, pasi që i njëjti ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion dhe nën ndikim të alkoolit nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë. Njësiti policorë me forcë ka futur nën kontroll personin në fjalë, gjatë kësaj dy zyrtarë policorë dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime dhe më pas kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë, pas intervistimit i dyshuari është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera